Historia reale: Unë jam prova se një abuzim seksual nuk mund të të shkatërrojë si njeri

“Kur diçka shkatërrohet, ajo kurrë nuk kthehet mbrapa në atë që ishte, por kjo është e bukura e shërimit.” Këto janë fjalët e një gruaje që i mbijetoi abuzimit seksual.




0 0

Ami Fox është e apasionuar pas fitnesit, shëndetit dhe mirëqenies. Ajo u kualifikua si një trajnere personale, terapiste shëndetësore dhe si dhe terapiste e kujdesit për lëkurën përpara se të transferohej në Dubai për të jetuar ëndrrën e saj dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve përmes palestrës.

Ajo ishte rreth pesë ose gjashtë vjeç kur filloi të abuzohej. Ami nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, por ajo e dinte se kjo që po i ndodhte nuk ishte e drejtë. “Duke qenë kaq e re, nuk dija si ta përballoja situatën, kështu që e shtypa dhe e ruajta thellë në kujtesën time,” thotë ajo. Ami vendosi të qëndronte pozitive edhe kur të gjitha gjërat ishin kundër saj.

Një mekanizëm përballimi

“Unë nuk e dija as atëherë, por ushtrimi ka qenë gjithmonë mënyra ime për të kaluar gjithçka në jetën time,” thotë ajo. Vetëm pasi abuzuesi i Amit kishte ndërruar jetë ajo tregoi në lidhje me abuzimin e saj. “Unë isha 18 vjeç në atë kohë. Fillova të shkoj tek një psikolog dhe vallëzimi ishte mënyra ime për t’ju arratisur situatës. Më janë dashur më shumë se 10 vjet ulje dhe ngritje për t’u ndjerë afër asaj që imagjinoj se është ‘shërim’”, thotë ajo.

Ami u bë më e fortë, më e vetëdijshme dhe me një këndvështrim të ri të  fjalës “falje”. “Unë jam ende duke u shëruar, dhe gjithmonë do të jem, por ajo që më sjell ngushëllim është kur di se nuk jam vetëm në betejën time. Unë nuk jam gruaja e vetme, ose burri i vetëm që kam kaluar në një betejë të tillë”, thotë ajo.

Mjete për të qenë të lumtur

Me kalimin e viteve, Amy ka mësuar se askush nuk mund të të bëjë të lumtur përveç vetvetes – dhe kjo ka qenë një pjesë e madhe e procesit të saj të shërimit gjithashtu. “Meditimi, joga, stërvitja, ushqimi i mirë, qëndrimi në natyrë dhe duke kaluar kohë me gjërat që dua më bën mua më të lumtur,” thotë ajo.

Ami beson se mënyra e vetme për të ndryshuar gjendjen tuaj është të ndryshoni mendimin tuaj. “Unë e filloj gjithmonë ditën time thjesht duke menduar tre gjëra për të cilat jam mirënjohëse. Është momenti për të ndryshuar mënyrën se si mendoni për jetën”, thotë ajo.

Mos lejoni që e kaluara t’ju ndikojë

Unë besoj fuqimisht se ne rritemi më së shumti mes vuajtjesh dhe betejash dhe sa më shpejt ta pranoni që aq më mirë! Tani nuk mendoj për abuzimin si diçka që më ka ndodhur mua, por diçka që më ka bërë ta shoh botën në një këndvështrim tjetër. “Të abuzuarit janë abuzues”, një deklaratë që kam dëgjuar shumë herë. Por ajo që më ka ndodhur mua nuk më përcakton. Unë nuk identifikohem me atë ngjarje. Dhe bëhuni përgjegjës për fatin tuaj dhe për të ardhmen tuaj. Unë jam prova e gjallë që ja kam dalë”.

Çdo përvojë ka një mësim

“Unë kurrë nuk kam mësuar aq shumë për veten sesa kam mësuar përmes kësaj përvoje. Unë e di se nëse munda ta kaloja atë përvojë atëherë mund të kapërcej çdo gjë. Unë u zemërova për një kohë të gjatë, me botën, me veten time, me njerëzit përreth meje, dhe bëhesha aq keq ndonjëherë, sa ndjehesha e humbur.  Derisa një ditë vendose të thoja “mjaft”. Unë isha e vetmja që mund ta ndihmoja veten të bëhesha më e mirë. Vetëm kërkon kohë dhe sa më shumë mësoj për veten aq më e mirë bëhet bota ime. Falja është një emocion kaq i ndërlikuar dhe ndonjëherë e pyes veten nëse e kam arritur, por mendoj për këtë kështu: Abuzuesi im ishte i sëmurë, ai kishte një problem dhe megjithëse ishte faji i tij dhe ai mund të zgjidhte gjëra të tjera, mendoj se është më shumë e ndërlikuar se kaq. Ai ende meriton falje.”

Rëndësia e të qenit… aktiv

Të jesh aktiv të jep shumë gjallëri. Jo vetëm që stimulon mendjen dhe trupin tuaj, por gjithashtu ju mban në gjendje të shkëlqyeshme. “Të jesh në gjendje të lëvizësh është një bekim absolut dhe nuk do ta marr kurrë si të mirëqenë”, thotë Ami.

Mençuria është perlë

Mos hesht, pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë. Fuqia e lidhjes me të tjerët është gjithçka dhe kjo është arsyeja pse Ami po e ndan historinë e saj. “Ne nuk jemi kurrë vetëm në betejat tona. Nuk jeni kurrë vetëm dhe gjithmonë ka shpresë. Ndjeni dhimbjen, kaloni nëpër të gjitha emocionet, pastaj lereni dhimbjen të ikë.”

Lexo edhe: Pse po ndodhin kaq shumë ngacmime seksuale tek të miturit në Shqipëri? Flet sociologu: Ja ç’duhet të bëjnë prindërit!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X