Historia personale 9

0 0

Ishte 17 Shtator 2015, ora 10:55 kur unë u bëra për herë të parë nënë dhe bota për herë të parë nisi të dëgjontë qarjet e vajzes sime Era, që ngjasonin me melodin më të ëmbël që mund të ishte dëgjuar ndonjëherë. Ajo qante, por se dinte se sa zemra kishte gëzuar…ajo merrte frymë, por se dinte se sa frymëmarrje kishte ndaluar. Atë ditë ajo u pastrua nga lëndët trupore që e kishin rritur në barkun tim dhe për herë të parë veshi rroba. Për herë të parë faqja e saj e njomë u puth nga buzët e mia , qëErën e bënë të pushonte së qari ndërsa mua të qaja nga gëzimi.Pasi të dyja mbaruam, s’ u bëri gati nga doktorët për të jetuar të ndara në trupa të ndryshëm, u dërguam në dhomën e spitalit ku do kalonim 3 ditë.Tre ditëtë paharrueshme. Aty na priste, babi i Erës dhe të tjerë , të cilët do ti bënin ato ditë edhe më të bukura. Ato ditë për mua, ishin të çmuara, të vyera e të rëndësishme si themelet e shtëpisë ku nis çdo gjë.
Lodhja , dhimbja që ndieja në trupin tim , nuk ndikonte aspak në gjithë atë lumturi që po përjetoja..me vajzën dhe bashkëshortin tim pranë. Aty u ndieva edhe më shumë grua dhe nënë me fat..Çdo sekond i ditëve të kaluara në spital ishte thjesht bashkimi i ne të treve mes kujtimesh aq sa të
embla, aq edhe të forta që do shuhen veç me ne. Me vjen keq që Era këto ditë nuk do i mbaj mend..por fotot e panumërta do ta ndihmojnë që ta përjetoj dhe ajo gëzimin tonë për ardhjen e saj në këtë botë. Sa e cuditshme! Në këto momente isha në qiellin e shtatë nga gëzimi por pak më përpara , atje në sallën e lindjes shumë mendime te zymta më pushtuan. Lotët më rrëshqisnin ndër faqe, e ndërsa një nga asistentët në sallën e lindjes me pyeste: Cfare ke? Pse qan? Unë, mundohesha të mbaja lotët më kot sepse mendimet spo i mbaja dot….po sikur dicka mos të shkonte mirë gjatë lindjes me operacion, e unë të vdisja mos e shikoja vajzën time… Nuk e dija, Nuk e dija… për kë të më vinte më shumë keq?…për time bijë që do ishte pa mua që në momentet e parë që do vinte në këtë botë, apo për mua që nuk do ta shikoja dot atë që e kisha mbajtur këto 9 muaj brenda meje dhe kisha thurur kaq shumë ëndrra. Mu kujtua moria e ndienjave që më pushtuan kur mora vesh që isha shtatëzan.Më erdhën shumë mendime..tani është fakt…ska më kthim mbrapa… a jam gati? A do tja arrij ? Shumë pyetje, pa përgjigje..përgjigjen e kishte koha. Sa shpejt kalonte çdo mendim në kokën time!? Ishte si një botë tjeter në ato momente, nuk arrija të mendoja më shumë se unë dhe ajo, më shumë se unë dhë ime bije.. Ndieja frikë…pse zoti gëzimin e ka ndarë me një fije shumë të hollë nga hidhërimi….sa shumë këto ndryshojnë , por sa afër janë…Dua ta shoh të rritet, kur të filloj të bëlbëzoj, kur të shqiptoj fjalën e parë,kur të filloj të eci…Dua të jem me të në cdo hap të jetës së saj.. O Zot , më ndihmo… të jem bashkë me time bijë.Më lejo ti them, që pavarësisht ndryshimeve në trupin tim, kileve të tëpërta, të çarave të lëkurës, fjetjes me siklet dhe ecjes si patok…unë në çdo çast kam falenderuar Zotin, që më dha mundësinë të provoja të qënurit nënë..por…Nuk dua të jem thjesht nënë që të sjell në jetë , dua të jem dhe ajo që do kujdeset për të në këtë jetë..
Nga e gjithë kjo gjendje ku isha përhumbur, më zgjoi zëri i time bije…ua ua ua …Si për të më thënë………
Boll, mos mendo më…Sa dëgjova atë zë, mu mbush zemra plot jetë, plot ngjyra, plot shpresë, plot dashuri dhe gjithë këto ndienja më pushtuan dhe në jetën time filloj një etap e re me emrin Era. Ndoshta kjo etap kishte filluar që në momentin kur pash testin e shtatëzanisë që rezultoi pozitiv, ndoshta që kur e pashë në eko ,ndoshta që kur ndieja lëvizjet e saj nën lëkurën time..kishte filluar…thjesht tani që Era lindi, ishte më e prekshme…
Në këtë periudhë për mua dita dhe nata nuk kishin dallim, rregullat ishin të thjeshta..kur Era flinte atëhërë dhe unë mund të flija.. por kjo nuk më shqetësonte..ne ishim bashkë dhe ndieja një lumturi që kisha sjell në jetë një fëmij.. një mrekulli të tetë në këtë planet. Tani i kuptoja dhe më shumë nënat e tjera dhe kuptoja atë lumturin e tyre në shpirt. Mendoja:të gjitha jemi të pasura në shpirt…kemi realizuar një nga detyrat më të rëndësishme për të cilën kemi ardhur në jetë..të sjellim jetë.
Se di..po kjo periudha e lehonisë më kishte mbushur shpirtin veç me gëzim e lumturi, doja ta ndaja lumturin time me të gjithë…Gjithçka ishte ndryshe nga çe kisha menduar…ishte më e bukur dhe unë kisha një forcë, që se di nga më buronte…për tu kujdesur për time bijë.
Ditët në spital mbaruan, mes përkujdesjeve të stafit mjekësor dhe tëtë afërmëve të mi që nuk kam për ti harruar. Tanimë shtëpia jonë na priste, gjithçka ishte gati për Erën dhe thjesht po na priste të shkonim.
U hap dera e shtëpisë dhe hyra me vajzën në krahë, por një ndiesi e pashpjegueshme më përshkoj me një të dridhur..si për të mëdhënë edhe shtëpia urimin për këtë etap të re, plot me të panjohura…pac fat.
Dhe e vërteta ashtu ishte, gjithçka filloi kur do i jepja vajzës të pinte gji. Qumështi i gjirit ishte prodhuar më shumë nga çfarë vajza mund të arrinte të pintë dhe sasia e madhe për të, e bënte të “mbytej”kur pinte. Zemra ime në ato momente herë ndalonte dhe herë rrahjet shpejtonte…lotët e mi rridhnin pa pushim…a thua vallë do ta ushqeja dot me gji? Pyesja veten: vallë nënat e tjera si ja kanë dalë? E mblidhja veten dhe vazhdoja ti jepja për të pirë, por prap frika që mëpushtonte nuk po më linte ti shijoja ato momente dhe thjesht shpresoja që po të kalonte muaji i parë, gjithcka do ishte ndryshe.
Kaloi muaji i parë dhe ja dolëm.Tani , kur e kujtoj duket e thjeshtë, por zoti e di..sa keq jam ndierë në ato momentë. Eh kaloi kjo…por të tjera herë të parë vinin për ne. Erdhi radha e vaksinës, frika më pushtoi sërisht. Si do reagonte trupi i saj i vogël ndaj vaksinës..a do ti jepte temperaturë ..çfarë duhet të bëja? Në teori i dija të gjitha , por kur mendoja që duhet ti zbatoja dhe a do ti bëja sic duhet…ndieja frikë..më duhej ndihma e bashkëshortit tim. Ai më jepte sigurinë e kërkuar…kur ishim bashkë ndihesha e fortë, ndaj çdo gjë të parë në lidhje me vajzën tonë mundohemi ta kalojmë bashkë.
Koha kalon dhe ne si prindër, po rritëmi bashkë me Erën. Ajo tashme ështëgjithçka, është pjesë e pandashme e qënies sonë, gëzimi ynë, vetë jeta jonë…..Në pak kohë kuptuam se : çdo të thotë të kesh një fëmijë? Pasuri mbi pasuri.Dashuri mbi dashuri.çdo të thotë të rritësh një fëmijë? Përgjegjësi, përkushtim.çdo të thotë çdo cast që kalon? 1 cikël jete vjen , një cikël jete shkon.çdo të thotë, çdo tingull që lëshon?çdo shikim plot pafajsi?çdo shtrëngim në gji? Dashuri,lumturi. Tani e dimë çdo të thotëtë plotësohesh si njeri, ti japin jetë jetës tënde përsëri.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X