Historia personale 8

0 0

Historia e kësaj gruaje konsiderohet sa e pazakonte aq edhe e dhimbshme. Ajo quhet Suzana. U rrit në një familje me të ardhura të ulta dhe të mos mjaftonte kjo, u rrit në mungesë të prindërve të saj, të cilët humbën jetën aksidentalisht në një atentat gjakmarrje.
Në mungesë të familjes biologjike Suzana u rrit nga familja e xhaxhait të saj. Nuk mund të thuhet se ja plotesonin të gjitha kushtet pasi koha ishte e tillë, por vajza vazhdimisht ndiente një mungesë thellë në zemër. Ishte një plagë e thellë që sa herë ndonjë e lëndonte ajo e vuante shumë. Ajo u rrit por vuajtjet e saj nuk kishin fund teksa përballej me realitetin sfilites që ja brengoste edhe më tepër shpirtin e saj të dlirë. Familja e saj e dytë, ku edhe u rrit vendos që në moshën 18-vjecare ta martojë me mblesëri, por në fakt a ishte kjo e drejtë? Suzana jetoi një fëmijëri jo të shëndetshme me mungesën e dashurisë dhe mbeshtetjes së prindërve, u rrit pa keshillën e nënës së saj, pa një përqafim, pa një puthje të ngrohtë që të mbush zemrën me vullnet dhe dëshirë për të jetuar, dhe e gjithe kjo situatë ndikoi në formimin e saj psikologjik dhe personalitetit të saj. Ashtu sic vendosën për të ashtu u bë. Suzana martohet me një burre diku te 38 vjec, që ishte thuajse dy herë më tepër se mosha e saj, dhe e beri këtë pa deshirë, vetëm se kështu dëshironte familja e saj. Kaluan disa ditë dhe filluan të ndiheshin problemet e një martese “pa dashuri”. Suzana duhej të kujdesej për shtëpinë, për prindërit e burrit dhe për më tepër të punonte në arë dhe s’duhej t’ja kthente askujt fjalën. Disa herë i ishte mërzitur aq shumë jeta sa tentoi vetvrasjen sesa të jetonte me një familje me të përndjekur politik që ju mbyllej dera kudo dhe me një bashkëshort dembel. Me shpresë dhe me deshirë për një jetë më të mirë u lumturua kur u bë me një djalë. Kishte degjuar që fëmija është bekim në jetë dhe kështu ndodhi vërtet. Jeta e saj u bë më e bukur dhe morri një kuptim tjetër. Pas disa vitesh martese burri i Suzanes ndërron jetë nga një sëmundje e pashërueshme, gjë që ndryshon krejt rrjedhën e jetës së saj.
Tashmë Suzana ndihej e pikëlluar sepse kishte kaluar pjesën e jetës me të dhe për më tepër fëmija i saj Doni, humbi të atin e tij. E ndodhur mes dhimbjesh të panumërta, 10 ditë pas humbjes së bashkeshortit, Doni sëmuret rëndë. Kurimi i tij kërkonte shërbim të specializuar pasi i ftohti i mushkërive zorr se largohej lehtë. Detyrohet të kthehet sërish tek familja e saj, të cilët tashmë e konsideronin atë një barrë mbi sup, e përbuznin, e shanin por e gjora një fjalë nuk nxirrte nga goja, pasi ata ishin të vetmit që mund t’i siguronin një cati ku të qëndronte.
Kaloi një vit dhe Suzana dashurohet me një djalë. Ishte hera e parë në jetën e saj që ndjeu dicka të vecantë dhe nuk hezitoi të martohej. Fëmija i saj nuk u pranua nga bashkëshorti i saj i ri, i cili më pas shfaqet ndryshe nga c’pritej. Suzana u detyrua ta linte djalin te familja e saj, gjë që qe e dhimbshme për të. Ajo shkonte cdo javë tek ai e takonte e perqafonte dhe kënaqej teksa dëgjonte nga goja e tij fjalën më të bukur, “mami”. Situata u përkeqësua muajin e tretë të martesës ku bashkeshorti i saj pas konsumimit të alkoolit filloi dhunën fizike dhe verbale. Ishte e dhimbshme për të që pasi kishte sakrifikuar gjithcka për këtë martese ta pësonte keshtu. Vendos që një dite të dalë nga ajo shtëpi për të mos u kthyer më kurrë. Ajo nuk donte që t’i ndodhte e njëjta situatë edhe djalit të saj. Sdonte që historia të perseritej duke menduar se beri zgjedhjen më të mirë.
Kthehet sërisht te familja e saj. Në fytyrën e saj shiheshin vec lot, në portretin e saj dallohej vec dhimbje. Vallë a do të kenë ndonjëherë fund sprovat qe kjo femër po përballon?
Këtë 8 Mars ajo morri një dhuratë nga djali i saj, ishte kaq e lumtur saqë shpërtheu në lot. Më në fund ajo po përballonte disa caste gezimi. Djali i saj tashmë ishte rritur dhe duket se fati kishte ndërruar kah dhe kishte filluar t’i buzeqeshte. Kjo është ajo që të gjithë shpresojmë për nënat, qenia më me vlerë e kësaj bote!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X