Gjithcka filloi kur isha 18vjec. U dashurova marrëzisht me burrin që kam dhe vendosëm të benim fejesën. Me 100 llafe dhe debate nga njerëzit e burrit, por nejse u fejuam. Pas disa muajsh morra lajmin më të gëzuar që një femër dëshiron.Mora vesh se do bëhesha mami. Isha aq sa e lumtur aq dhe e friksuar pasi nuk e dija a do ja dilja mbanë apo jo. Shtatëzania shkonte mirë, pa asnjë problem. Bebi dita ditës rritej dhe akoma nuk e kisha mësuar gjininë. Njerëzit më thoshin e ke djalë por unë nuk e besoja. Një natë në endërr mu shfaq një grua dhe më tha qe ti e ke vajzë, mos e diskuto më këtë muabet. Dhe vertet kur shkova të mësoj gjininë e femijës mësova se prisja një vajzë. Isha shumë e lumtur pasi një vajzë për mua do të ishte një motër dhe një shoqe shumë e mirë. Në familje debatet filluan serish. Nuk po duroja dot më. Bashkë me burrin i detyruam të shkonim në Gjermani, të largoheshim për pak kohë. Isha 5 muajshe shtatëzanë kur u largova për në Gjermani e vetme me burrin larg familjes sime, në një shtet ku nuk njihja asnjë dhe nuk dija as gjuhën. Ikëm në Gjermani, u stabilizuam pasi na ndihmoi shteti dhe rrashë në qetësi. Muajt kalonin dhe pak nga pak po afrohej dhe muaji për të lindur. 2 javë para se të lindja mësova që kisha mungesë hekuri dhe gjatë lindjes mund të rrezikoja jetën. Më shtruan në spital për të marrë transfuzion gjaku. Kam ndenjur e vetme në spital pa praninë e bashkshortit vetëm me të panjohur. Një stres shumë i madh. Bera si bera durova. Erdhi dita e lindjes. Mezi po prisja të kisha në krah bebushen time. Shkova 2 ditë para në spital, pasi data e lindjes kishte kaluar dhe dhimbje nuk kisha akoma. Kontrolle të shumta ku monitoronin zemrën e të vogles sime deri sa mjeket e panë të arsyeshme të mi sillnin vetë dhimbjet. Ka qenë data 26 mars kur dhimbjet më filluan. Në orën 3 të natës dhimbjet shtoheshin. Shkova tek mamia dhe ato filluan serisht kontrollet. Isha shumë e lodhur por gjumë nuk vura atë natë në sy. Njëra prej mamiave me plasi ujërat, më vuri një serum 2 litërsh për femijën, që të kishte ujëra akoma dhe një serum qetësues për dhimbjet. Vajti ora 7 e mëngjesit data 27 Mars. Gjumi po më rrëmbente, nuk kisha më fuqi për të voglën time. Njëra prej mamive më ka qëndruar pranë sikur të ishte mami im, më jepte gjithmonë kurajo dhe në momentin e fundit kur isha gati të dorzohesha me morri dorën dhe preka kokën e njomë të vajzës time. Nuk e di ku e gjeta gjithë atë fuqi për të vazhduar por ja dola mbanë, arrita ta sjell në jetë driten time. Kur degjova të qaren e saj kam qarë dhe vetë nga gezimi që më në fund po e mbaja në krah. Që nga ajo ditë ka kaluar 1vit dhe unë dita ditës shijoj mrekullinë që kam sjellë në jetë. Jam femra më e lumtur në botë.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu