Isha vetem 16 vjec kur njoha dashurinë time. Isha shumë e dashuruar. Pas 6 muajsh lidhje vendosëm që të martoheshim. Familja ime nuk ishte dakord që ne të martoheshim. Une thashë o marr atë o vdes, dhe tentova të vetvritesha për të. As ai nuk hoqi dorë nga unë dhe vendosëm që të iknim me rrëmbim. Kështu ndodhi. Unë vajta me të në shtëpinë time. Vjerri im telefonon babain tim dhe i thote se vajza ka ardhur tek unë me djalin tim. Atë ditë e quajtëm veten të martuar. Ne kishim shumë deshirë që të sillnim në jetë një femijë dhe pas 1 muaji unë morra lajmin e gezuaeshem. Do bëhesha mama. Une sa nuk fluturova nga gezimi. Mezi prisja t’ja thoja bashksëhortit tim dhe bashkëshorti ime u lumtura nga lajmi. Cdo ditë ëndërronim gjininë e fëmijës. Ishte aq bukur. Kur vajta 4 muaj, bëra eko. Ishte një suprizë e bukur. Doktoresha na tha, ju do beheni me djalë. Një gëzim u shtua në familjen time. Vazhdova që të bëja rrobat për djalin, lodra. E kam ndier shtatëzanin time në maksimum. Mezi prisja të shihja thesarin tim. Dita që unë prisja erdhi, solla në jetë djalin tim, por kur u ktheva në shtëpi u trondita. Kuptova që bashkëshorti im më tradhëtonte. Ishte një vuajtje e vertetë. Ai mu lut që ta falja, më kerkoi ta falja për hir të djalit tonë. Këtë bëra e fala atë. Djali po rritej ngadalë, por dashuria ime dhe e bashkëshortit nuk ishte e njejta. Ajo që na mbante ishte djali jonë. Pas 1 viti unë vazhdoj punë për 2 vjet dhe fusim lek në bankë. Ishte djali 3 vjec kur mua më vjen një tjetër tronditje, burri im kishte nxjerrë leket nga banka, ato qe i kishim kursyer me shumë mund.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu