Historia personale 4

0 0

Shtatëzania ime ishte mrekulli derisa linda. E ndieja që isha shtatëzanë që pa bërë testin, ngaqë e dëshiroja me gjithë shpirt një fëmijë! Dhe zoti më dha 2 binjakë! Kur bëra ekon e parë kam qarë dhe qeshur nga gëzimi. Në të njëjtën kohë isha femra më e lumtur në botë, kisha 2 bebusha në barkun tim. Ishte mrekulli të dëgjoja 2 rrahje zemre në të njëjtën kohë. Oh zot thashë, faleminderit që ma plotesove dëshirën! Edhe pse ditët ishin shumë të vështira, 7 muaj ditë për ditë me të vjella dhe me mjekim. 3 herë rrezik dështimi, por jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër i thonë një fjale! Linda 30 javëshe. Isha e tmerruar. Më plasën ujërat në gjumë. Ndejta plot 4 orë me dhimbje lindje, derisa princesha ime erdhi në jetë e para. O Zot sa e vockel ishte. E kam fotografi në zemër momentin kur e pashë për herë të parë .O Zot thashë më jep fuqi të Lind dhe bebin tjetër. Dicka nuk po shkonte mirë. Rrahjet e zemrës spo dëgjoheshin qartë. Nxorri dorën, i përshëndeti mjekët dhe nuk donte të dilte nga shtëpiza e tij. Hyra në sallë. Nuk dija ku isha. Nuk reagoja fare vetëm sytë e princeshës time kisha në mendje. U zgjova dhe kerkoja foshnjën time, por ai ishte në inkubator. Erdhi në ietë normal i 2-ti dhe ishte shum më i lodhur nga lindja. Por Fati deshi që mos të arrij ta shikoj. U ngjita për të takuar ëngjëjt e mi. Më ra të fikët, nuk arrita ta shoh dot. E humba pa e parë. Qava dhe qesha me fatin tim, dhe me zë të lartë thashë: O zot të përgjërohem mos më ler me duar bosh! Sot princesha ime është bota ime, arsyeja e jetës time ! Kjo eshte historia ime !






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X