Historia personale 2

0 0

Unë jam fejuar në vitin 2012. Si cdo femër kisha ëndërr të bëhesha nënë. Pas shumë tentativash me burrin për të mbetur shtatëzanë, nuk po ja arrinim dot qëllimit për t’u bërë nënë. Cdo ditë ndihesha e zgjënjyer me veten time. I lutesha zotit me lot në sy që të ma jepte dhe mua dhuratën më të bukur, një fëmijë. Kaluan tre vjet dhe unë i humba shpresat. Burri u nis për në emigracion.
Fillova të ndieja disa ndjesi të cuditshme. Nuk i besoja vetes, thoja po krijoj iluzione të kota. Nejse shoka për vizitë dhe morra vesh që isha shtatëzanë. U gëzova aq shumë sa nuk e di. Ishte një moment i paharruar. I tregova burrit dhe ai u lumturua pa masë. Kalonin ditët dhe unë e ndieja ëngjëllin tim që rritej brenda meje.
Kaluan 9 muaj. Me padurim prisja t’i shikoja fytyrën ëngjëllit tim të vogël. Shkuam në spital, u futa në operacion dhe pas disa minutash dëgjoj qarjen e parë të vogëlushit tim. Në atë moment i harrova dhimbjet, e putha dhe ndieva ndjesinë më të bukur. U bëra nënë! Mbaroi operacioni më cuan në dhomë, dëgjoja të qara pa pushim. Një infermiere më thotë se djali juaj s’ka pushuar së qari gjithë ditën. U tmerrova, fillova të qaja, doja të ngrihesha nga krevati të shkoja te vogëlushi, por nuk munesha nga operacioni. Me ndihmën e burrit ditën tjetër shkoj te djali. Në kokë i kishin vendosur vigon që merrte serum. Ishte një fëmijë i lezecëm. Nuk e shikoja dot. O zot thoja ma merr mua jetën vetëm djali im të mos rrijë në inkubator.
Fola me doktoreshën dhe më shpjegoi se ka lindur një javë para kohe. U lehtësova . kaloi një javë dhe pas një jave unë marr djalin për herë të parë në krah. Kisha frikë sepse ishte aq i vogël… por ishte një ndjesi aq e bukur të bëhesh nënë. Djali sot është një vjec. Kam kaluar momente të bukura, i kam harruar netët pa gjumë dhe lodhjet . Për një fëmijë ja vlen cdo sakrificë. Ju faleminderit nëse e lexuat.Ju uroj të gjitha femrat që zoti t’i bekojë me dhuratën më të bukur, një fëmijë. Nuk ka pasuri më të madhe sesa të sjellësh në jetë një fëmijë. Është bekim nga perëndiapër të mirat që ke bërë në jetë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X