Historia personale 18

0 0

Momentalisht jam ne javen e 25-te te shtatezanise, pres serish nje djale, pasi e kam dhe nje tjeter 7 vjec e gjysem dhe s’ka dite qe nuk e lus dhe falenderoj perendine qe me ne fund e solli ne jeten tone. Ne fakt ky femije kaq shume i deshiruar, diskutuar e debatuar ne familjen tone, sot duhej te ishte 3 vjec, por tashme jam e bindur se asgje s’ndodh pa vullnetin e te madhit Zot. Me djalin e madh ngela menjehere shtatezane, madje ai erdhi aq shpejt sa na mrekulloi e lumturoi te gjitheve pa perjashtim. Plus qe ishte nipcja i pare nga te dyja palet dhe na ndryshoi jeten jo vetem ne prinderve, por edhe gjysherve, tezes dhe halles. Femijet jane vertet bekim. Mirepo kur nisem te perpiqeshim per nje tjeter femije me tim shoq, para 3 vitesh, nuk na kaloi kurresesi ne mendje se do perballeshim me veshtiresi. Ishin kohe te tensionuara midis nesh, ne familje, kudo. Madje edhe grate e lagjes nisen te me shqetesoheshin perse nuk po beja tjeter, se dy femije duheshin dhe gjithe nuset e tjera te lagjes ishin bere me dy femije. Shoqeria, qe na njihnin, e justifikonin ardhjem e femijes tjeter me idene se une nuk deshiroja me femije, prandaj edhe s’benim. Madje edhe im shoq nisi ta merrte shume seriozisht kete deklarate timen te vjeter, saqe besonte se faji ishte imi. Ne nje kohe kur ne nuk merrnim asnje mase mbrojtese per shtatezanine. Ne fakt kishte edhe te drejte. Pasi linda djalin e madh kalova nje periudhe disi te veshtire psikologjike, zoti  madh me ruajti mendte e kokes dhe ne ato kohe thosha se meqe zoti me bekoi, nuk do beja me tjeter. Dhe per disa vite, kur pas ardhjes ne jete te nje femije gjithcka te ndryshon, duhen me shume energji fizike, mendore e materiale, e besoj vertet qe nuk doja femije te tjere. Djalin e madh e kam lene 4 muajsh kur nisa serish punen dhe s’kam per ta harruar kurre ate dite.  Shume gjera ne vegjeline e tij i kam humbur, per shkak te faktit se duhej te punoja dhe pavarsisht perpjekjeve per t’i kushtuar me shume kohe e vemendje, asnjehere s’jam e kenaqur per kohen e paket qe kishim dhe kemi bashke. Keto dhe frikera te tjera, si mundesite financiare per te pasur dy femije, me benin te mendoja se nje ishte mjaftueshem, pasi mund t’i jepnim me shume. Mirepo im shoq ishte jashtezakonisht i mberritur dhe inatosur me kete mendje timen. Edhe djali duke u rritur, nese e pyesnin per vella ose moter, nisi te thoshte ” eshte e kote, mami s’ben me, keshtu qe nuk dua as vella e as moter”! Nisi te me dukej vetja si perbindesh. Keshtu qe e rimendova gjate dhe ndryshova ide. Mirepo u perballem me tim shoq me probleme te medha infertiliteti. Nuk ishim me aq te rinj si ne rastin e shtatezanise se pare, te dy kishim shtuar peshe dhe kishim fituar disa vese te keqia si duhanpirja tek te dy. I jemi nenshtruar per nje vit vizitave dhe mjekimeve te ndryshme te dy, kur pame qe ne menyre natyrale s’po ndodhte gje. Mjeket nuk arrinin ta shpjegonin infertilitetin tone pasi gjithcka na dilte mire. Erdhi nje pike qe mua gjithcka, cdo perpjekje a grusht me ilace me erdhi ne maje te hundes, pasi kishin shume efekte anesore qe ma nxine jeten. Une hoqa serish dore e bashke me mua edhe im shoq. Hapi fundit ishte teknika in-vitro. Isha absolutisht kunder dhe s’do ta kisha bere kurre. Nese perendia ma kishte falur nje femije, perse kete here duhet ta kerkoja me insistim epruvetave e laboratoreve? Dhe pikerisht pak pas merzise e pikellimit, atehere kur ishim dorezuar perfundimisht, nje dite te bukur marsi vendosa te beja nje test te fundit shtatezanie meqe dhe mestruacionet po me vononin. Nuk prisja asgje, se kisha 3 vite tashme qe cikli me vononte dhe testet dilnin negative. Por meqe isha duhanpirese, me te fundit shprese qe mos t’ia zija frymen qe ne bark, thash se ate dite ishte hera e fundit pse shqetesohesha per vonesen e ciklit. Por mrekullia kishte ndodhur. Testi doli pozitiv. Por isha aq e hutuar dhe e pasigurte saqe renda drejt nje klinike gjinekologjike prane punes. Me kishte ndodhur me pare qe testi te dilte me dy vija dhe une te mos isha shtatezane. Nuk doja te perjetoja nje gezim te hidhur serish. Mirepo i madhi zot e kishte pare deshperimin tone e ne fund na bekoi serish.  Isha shtatezane. Ky femije eshte serish lumturi e madhe per te gjithe, mbi te gjitha per mua e tim shoq. Une doja , dua dhe lus perendine te ma fale te sakte e te shendetshem, pjesa me e madhe e familjes uronin te ishte goce, por per mua si ne fillim si tani qe e dime qe eshte djale, gjinia s’ka fare rendesi. Jam e lumtur edhe per djalin e madh se ishte i pari qe e shprehu me ze te larte se donte te behej me vella. Ndoshta eshte me mire keshtu, do arrijne ta kuptojne e mbeshtesin me shume sho- shoqin, besoj! Sa per mua, kur ma qajne hallin se si do ia bej me 3 burra, jua kthej se do ja bej sic ia bejne te gjitha mbretereshat ne kesi rastesh. Pavarsisht sikleteve e veshtiresive, frikerave dhe dyshimeve se si do jete jeta me dy femije, jam e lumtur dhe e plotesuar. S’do doja kurresesi tjeter jete. Familja ime eshte thesari dhe ‘bekimi me i madh i gjithe ekzistences sime”. Uroj qe per te gjithe keshtu te jete ardhja ne jete e nje femije.
Kjo ishte gjithe historia ime.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X