Pas nje njohje 3 vjeçare me tim shoq vendosim qe te martohemi. Me 1 korrik 2012 u martuam dhe ishte nje dasem shume e bukur. Pas kësaj deshira qe te kishim nje bebe ishte shume e madhe e te dyve. Pas vitit të pare te marteses po mendonim seriozisht sepse kishte kaluar 1 vit dhe unë akoma skisha mbetur shtatezanë. Mos ndoshta njeri nga ne kishte probleme? Ndaj vendosem t’i benim kontrollet gjinekologjike, por gjithcka ishte ne rregull tek te dy. Muajt kalonin, une merzitesha shumë, ndonjehere kur kisha vonesë cikli me vrap ne farmaci, por jo, shpresat sa vinin e me shuheshin. Qaja kur isha vetem, ju lusja Zotit se pse nuk po na jepte nje femije. Ndonjëherë kisha grindje me tim shoq duke ja hedhur fajin njeri – tjetrit, por prape pajtoheshim dhe perqafoheshim me shpresën ne zot. Ishte data 8 shtator 2014, por skisha si ta dija se kjo date do te shenonte ciklin tim te fundit. Kur vija nga puna me flihej shumë gjumë, ngrihesha ne mes te nates dhe haja dicka, por kurre sme kishte shkuar mendja se isha shtatezane. Nje jave perpara se te merrja lajmin e mrekullueshëm shikoj nje enderr dikur dy gra te veshura me të bardha me thane “Urime, por vetëm kaq”. U zgjova dhe thashe me vete se besoj sepse mua gjithmonë endrrat me dilnin kundra. Kaluan 10 dite pa me ardhur cikli, emocionet shtoheshin “sikur” thoja me vete. Ishte data 21 tetor 2014, dite e marte kur marr lajmin se nje qenie e bukur po rritej brenda meje. Ate dite po kthehesha nga puna dhe ndaloj ne nje farmaci per te blere nje test. Sapo arrij ne shtepi emocionet me shtoheshin, kisha frike ta beja sepse isha mesuar gjithmonë me përgjigjet negative, por pas shumë testeve ky ishte testi im i fundit qe me dha lajmin me te bukur. O zot, nuk po ju besoja syve, dy vija te kuqe. I telefonoj tim shoqi “shpejt ne shtepi i them”. Erdhi gjithe fryme, cfare kishte ndodhur? I jap lajmin, e kujtoj dhe sot, ai do te behej baba per here te pare, te cilen e kishte pritur kaq kohe. Nje qenie e bukur po rritej brenda meje. Me pas i tel motrës time dhe i jap lajmin. Me vone te gjithe e moren vesh dhe u gezuan shume. Gezimi ne syte e mi dukej 360 grade. Me 25 tetor shkoj te bej ekon e pare, teksa ne ekranin e kompjuterit degjoj nje jehonë dhe ishte zemra e tij qe rrihte me shpejt se e imja, ishte vete jata ime, shpirti im. Im shoq shikonte ekranin dhe pyesete doktoreshen “cfare eshte kjo”? Ajo i tha qe eshte zemra e tij e vogel. Ditet kalonin, urimet skishin te mbaruar, ndihesha e llastuar nga te gjithe. Kur shihesha ne pasqyre thoja me vete pse spo rritej barku? Kaq shpejt doja qe ai te vinte. Me 30 dhjetor kishim takimin e radhës me mjekun, do shikonim gjinine e bebit. Mjeku me fytyrën e tij sikur te ishte dyshuese me thote “alamet djali qenka”. O zot ishte nje djale i shendetshem. Im shoq bente statuse ne facebook “sapo mora nje lajm te mrekullueshëm”. Isha ne pune dhe kisha nje pune te bukur, edukatore kopshti. Barku po me rritej dhe me thonin se kisha marr nje nur te bukur. Kur shkoja ne pune ne mengjes femijet nuk me puthnin ne faqe por me puthnin barkun. Ata femije te mrekullueshëm qe une isha si nje nene e dyte per ta, tani kujdeseshin ata per mua, ziheshin me njëri-tjetrin se kush do t’ja vinte emrin. Muajt kalonin vizitat tek mjeku i ndiqja me shume kujdes, kisha nje shtatzani te mbare. Me 15 mars 2015 vendos te marr lejen. E mora pak me shpejt sepse doja ta shijoja shtatezanine. Cdo dite para pasqyres, shihja veten, beja foto pafund. Me 25 maj kisha ditelindjen dhe isha aq e lumtur se brenda meje po festonte dhe im bir. Kishin mbetur edhe 14 dite nga ngjarja e madhe dhe une merzitesha shume se si muajt kaluan aq shpejt, nuk doja të mbaronte, e kisha shijuar aq shume por ende se dija se cfare do te merrja ne krah. Me 2 qershor kisha takim me mjekun, lindjen do ta kisha me planifikim. Kishte mbetur edhe 1 jave. Dy dite perpara se te lindja me ra tapa mukoide, nuk e dija se cfare ishte dhe me vrap shkoj tek mjeku. Ai me tha mos u shqeteso sepse bebi po behet gati te pershendesi boten. Shkoj ne shtepi, ate nate me nisin disa dhimbje të lehta. Meqe e kisha lindjen me planifikim deshira ime ishte t’i provoja se si ishin dhimbjet e lindjes. Dhe zoti ma plotesoi deshiren pavarësisht se e kisha planifikuar dita e lindjes qelloi fiks sikur te kisha bere lindje natyrale. Data 9 qershor 2015, dita me bukur e jetes sime behem gati shkoj ne sallën e lindjes. Teksa mjeket i kisha te koka ne barkun tim ndieja vetem gudulisje. Dhe casti erdhi, degjoj klithmen e pare, shikij oren, dite e marte 11 e 15 min marr per here te pare tim bir ne krah dhe e puth. Zot faleminderit thashe dhe lot gezimi qe s’pushonin. Data 9 qershor 2015, dite e marte ora 11 e 15 min perjetova ndienjen me sublime qe perjeton nje femer, ndienjen e te berit nene. Qe nga casti kur kam ndier levizjet e tij te para e kuptova qe pasuria qe nuk i gjendet cmimi eshte dikush qe po rritej brenda meje. Kujdesi i infermierëve ishte ne maximum, asnje s’te perbuzte sepse kisha degjuar lloj lloj fjalesh se nuk te sherbenin sic duhet. Shume te aferm kishin ardhur jashte. Mami im erdhi me takoi me lot gezimi, qame te dyja. Im shoq me kishte blere 1 buqetë të madhe me lule si dhe 1 kartolinë ku shkruhej: “Jeta ime faleminderit qe me bere njeriun me te lumtur ne bote. Te dua shume” Kalojmë dy nete ne martenitet, s’me besohej tek shihja tim bir me mua, por ai momenti kur me kapi gjirin dhe filloi te thithte, kjo ishte ajo që na lidhi me shume me njeri tjetrin, keshtu kisha lexuar kur isha shtatzënë se nenat qe ushqejne femijet me gji jane me shume te lidhur me njeri tjetrin. Me ne fund shkojme ne shtepi, larja e tij e pare, te qarat e shpeshta. Ditet e para isha shumë e ngathet me vendosjen e panolinove, netet e shumta pa gjume. Ai rritej nga pak, xhirot e para me karroce, vaksinimi i pare, qe sa e kemi vuajtur te dy, belbezimet e para, kici i pare, hapat e pare, ditelindja e tij e pare te gjitha keto nje gezim i dyfishte. Edhe pak dite bejme 14 muaj se bashku, 1 vit lumturi, 1 vit eksperienca te reja me ty nga me te bukurat dhe madheshtoret. Sot e adhuroj faktin se jam nene. Kurre nuk do ta ktheja koken ne te kaluaren time nga ajo qe kam sot perpara syve te mi. Te gjithe boten e shoh tek im bir. Faleminderit Zot qe me bere nene sepse nuk ishte nje rruge e thjeshte per ta arritur ate. Sot hap kujtimet dhe shikoj fotografite qe nga femijeria ime, gjimnazi, universiteti, fejesa, martesa, shtatzania dhe deri tani. Kemi foto pa fund se bashku biru im. Tani qe jam nene dihet se nuk fle shume, kemi dite te ngarkuar jo si me perpara qe flinim gjume deri vone ne mengjes. E shikoj edhe vete se sa shume kam ndryshuar edhe jam nje njeri ndryshe sepse tani jam nje nene. Kur nuk e kisha tim bir nuk e dija se si jeta ime do te ishte me te, tani qe kam tim bir nuk mund ta imagjinoj dot jeten time pa te.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu