Historia personale 16

0 0

Si te gjitha femrat edhe une pas marteses po kerkoja nje bebe. Tentuam per pak kohe por asgje. Bej test pas testi serish asgje. Frika se mos mbetesha pa bebe, se nuk do e shijoja te qenurit nene sa vinte dhe rritej, por prape i jepja kurajo vetes. Erdhi nje moment qe thashe mjaft do vije kur te jete e shkruar, dhe pikerisht ashtu ndodhi. Ishte data 12 shkurt kur une dhe bashkeshorti patem nje debat qe zgjati deri me 13 shkurt. Me daten 14shkurt, diten e te dashuruarve bej nje test por kot vetem sepse gjthmone thoja qe dua te mbetet e rendesishme si dite, dita kur ta marr vesh. E bej testin e le per 5min dhe e marr ta hedh ne kosh ngaqe isha mesuar per nje kohe te gjate, por ve re dy viza. Mbeta dhe po thoja ska mundesi. Nejse e le ate, dhe blej nje tjeter, po e njejta. O zot gezimi sa spershkruhet. Ashtu me turi sic ishim therras tim shoq edhe ja tregoj. Nuk mbaj mend asgje vetem lot gezimi dhe perqafime e puthje nga emocionet. Vishu me tha do dalim ta shijojme. Moj nena kam pasur mjaft dite te bukura e plot emocione, por ate dite sdo ta harroj kurre. Isha bere si e cmendur vetem qeshja e kerceja ne makine. Kam bere gjithe ato foto ngaqe spo dija cpo beja, per te mos folur per 9 muajt e shtatezanise qe i kam shijuar sa ska, apo per veren e gjate duke duruar grushtat e bebit tim sapo hyja ne det, per te mos folur per momentet kur im shoq vinte nga puna dhe perqafonte e fliste tek barku im, per cokollatat qe kerkoja ne cdo kohe, nate apo dite. E kam shijuar me maksimum pasi pata nje shtatezani me pa te voglin problem. Sot bebi jone na jep gezim dhe te qeshura pavarsisht qe mami ndonjehere bertet, por femija qenka jete, dashuri dhe fryme. Bashke me kete dua t’ju bej thirrje nenave me probleme te ndryshme, kurre mos abortoni, zoti i sjell ne jete bashke me fatin e tyre. Ju perqafoj dhe po pres me padurim te rritet bukuroshja ime qe te kemi beba te tjere.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X