Historia personale 15

0 0

Jam nje nene e re, tani jam 28 vjec. Jam bere nene ne moshen 19 vjecare, mirepo po e nis historine . Ne moshen 18 vjecare u njofta me burrin qe edhe sot jam me te, filluam te dilnim cdo dite. Pas disa ditesh ai me ftoi te shtepia e tij, refuzova por nje dite i thash po vi atje. Ate nate kemi pas marredhenie, pastaj kemi vazhduar edhe nje kohe ashtu. Jemi fejuar dhe diku nga muaji shkurt kam mbetur shtatezane se ne muajin gusht jemi njohur. Gati 2 muajt e pare nuk e kam ditur as qe jam shtatezane se kemi pasur shume probleme te jetes, kemi qen si cift i lumtur mirpo kemi pasur halle financiare, kemi qene shume keq nga ana financiare, nuk mundesha as ne kontrolle te shkoja. Kur nje dite shkuam bashke me burrin me thane qe ju jeni shtatezane. Ne njefare menyre u gezova po e dija qe burrit nuk do t’i vinte mire pasi ishim shume keq. I tregova edhe ai e pranoi, por jo me gezim sepse ne ende nuk qendornim ne kembet tona, pastaj tani edhe shtatezania do ta rendonte edhe me shume kete gjendje. Megjithate kaluan disi ato ditet, fillova t’i beja kontrollet, mjeket me jepnin barna po me zorr i merrja disa vitamina per rritjen e foshnjes. Ishte vera e vitit 2007 kur e gjithe shtatezania me shkoi duke gatuar. Nuk kishim asgje per te blere, me eshte dashur vete te gatuaj ate cka kishim, megjithate ishim te lumtur, dilnim shetitnim. Erdhi edhe vjeshta, ndieja cdo dite e me shume se me mundonte barku, edhe pse kohen e sakte te lindjes nuk e dija. Mendonim diku ne dhjetor, mirpo gjithcka ndodhi me heret. Ne daten 6 nentor shkova ne spital se kisha dhimbje te medha, atje me thane se duhej te qendroja atje. Me dhane menjehere infusion, sdija cka te beja, sepse ne qendronim vetem une dhe burri ne shtepi. Prape mendoja qe ai merzitet vetem, por skisha cka te beja. Kaluan 2 dite ne spital. Une me 8 nentor linda nje djale te shendoshe. Ate dite qendrova ne spital, te nesermen erdha ne shtepi. Tani duheshin me shume gjera per bebin, po ashtu edhe per mua. Nuk dinim si t’ja benim, askush nuk na ndihmonte per asgje po megjithate kalonin ditet, javet muajt dhe bebi filloi te rritet, e keshtu deri tani qe kam nje bukurosh, shkon ne shkolle dhe eshte kenaqesia e zemrave tona, e times dhe te burrit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X