Historia personale 14

0 0

Di te them qe kishte ardhur nje moment qe jeta ime ishte krejt e shkaterruar. Isha lodhur me cdo gje ne jete, s’me kenaqte asgje. Kisha probleme familjare, ekonomia pertoke, mami shume e semure, edhe me jeten sentimentale isha katastrofe. I lutesha zotit “me merr shpirtin” se me ishte bere cop cop, por mendoja vec per mamin e babin. Cdo nate vendosja koken ne jastek dhe vetem qaja. Doja te bertisja me aq fuqi sa kisha, por prape e mbaja veten se sdoja ta shqetesoja familjen. Nje dite prej ditesh me therret nje shoqe ne telefon per kafe dhe menjehere pranova te dal. Shkuam tek nje lokal ne qender te Shkodres, Coloseo. Ky lokal ka dy hyrje, njera qe eshte bere e re, ndersa tjetra gjithmone e vjeter se kishte kohe qe ishte bere. Une gjithmone kafen e pija tek pjesa e re. Ate dite e vendosa te futem nga ana e vjeter. U ulem, porositem edhe po benim muhabet. Po flisnim per meshkujt. Une po i thoja shoqes time “si ka mundesi qe nuk e pashe nje mashkull persembari, ose te lezetshem”? Kishte ardhur nje moment qe sme mbushte asnjeri syrin, dhe ne ate moment futet nje djale. I gjate, brun, kacurrel, me 2 telefona ne dore, me çelsa dhe i thashe shoqes time “vetem ky qenka i mire”. Ajo ma ktheu “lere se eshte feminist”, “ok sthashe gje vec se qenka i lezecem”. Ne momentin e pare mu duk shume mendjemadh. Ai ulet afer meje me tavoline edhe me nisi 1 ftese ne facebook. E hap edhe e shikoj edhe une edhe shoqja, e me tha “anulloje ftesen”. Ja anullova. U ngritem edhe erdhem ne shtepi. Kaluan 2 jave edhe e kisha harruar fare se e kisha pare. Marr te hap facebookun, tek sms e tjera qe te nisin personat qe si ke miq, shoh se me kishte shkruar 1 sms “te nisa ftese se te kishte lavderuar shume mami jot tek une”. Mami ime si tip shume mashkullore qe eshte, qe se ka problem edhe nese ulet ne klube qe ka vetem burra, nje dite prej ditesh kishte shkuar te parukeria e nje komshies tone sa per te kaluar pak kohe e merzi. Atje ngjitur me parukerine, ky djali kishte klub me qera. Eshte ulur aty per te pire kafe me gjithe parukieren, sepse vape e madhe, e aty nen kondicioner. Djali kishte shkuar per t’i sherbyer, sepse bente edhe kamarierin edhe banakierin. Njerez s’ka pasur ate dite. Ne momentin qe i ka shkuar aty afer per t’i thene çfare deshironi me pi, mami e ka pare, i eshte dukur aq i bukur, edhe pak si tip qe se ka problem me i thene gjerat qe i vijne dhe i ka thene “o Zot sa i bukur qenke, tamam me u ba dhenderr per mu” :P. Ai ka buzqeshur, dhe mami ka vazhduar duke i thene, qe ti se ke pare vajzen teme, se ba me e pa 1 here ishe dashuruar direkt me te. Ai ja ka kthyer “auu po si keshtu”, edhe aty i ka treguar emrin tim edhe me ka kerkuar ne facebook. Meqe lexova sms dhe qe sdija asgje, i thash mamit qe keshtu e keshtu. Ajo pa hezitim mi tha te gjitha keto qe shkruajta me lart, dhe me tha qe te lutem pranoje ne facebook e ktheji sms. Une fillova te shkruaja, por kisha shume kunje se me dukej edhe ne shkrim shume shume mendjemadh. Eshte e cuditshme se ne facebook-un tim kurre skisha pranuar njerz qe snjoh, dhe as qe kisha shkruar me njerzez qe snjoh. Vazhduam te flisnim, ndonjehere shkruja une, ndonjehere nusja e vellait ne emer tim sepse i shkruja vec te kaloja kohen dhe merzine. Po me kerkonte cdo dite qe te dilnim te pinim 1 kafe edhe e refuzoja shpesh. Ne daten 10 Korrik 2014 ai donte te nisej per ne Gjermani per te pare finalen e boterorit mos gabofsha, e me kerkoi prape per kafe “te lutem hajde te pijme 1 kafe thjeshte per qejf asgje me shume. Dola, u ulem, porositem edhe po benim muhabet aq lirshem sikur kishim vite qe njiheshim. Po me thote qe ka pa facebookun tim edhe kishim te dy 1 ditlindje, dite muaj vit. Ska mundesi thashe me vete gjithe kjo koincidence. Kaloi shpejt ora. U nisa per shtepi, e ai per rruge. Vazhduam papushim duke folur, me tregote cdo gje, sa zgjohej nga gjumi, ku ishte, kur po hante e cdo gje, me foto me te gjitha e me bente shume pershtypje. Nejse mua smi kerkonte te njejtat gjera, por do sdo me beri me menyren e tij qe t’i tregoj edhe une cdo gje. Kaluan 10 dite, dhe kishte ardhur momenti me u kthy. Me tha te lutem sa te kthehem dua te pi kafe me ty sepse kam edhe 1 dhurate per ty. Po e prisja, ndoshta ngaqe isha kenaqur duke bere muhabet heren e fundit, ndoshta ngaqe me bente te me rrinte buza vec e buzqeshur, ose se keshtu eshte fati. Kishte bere 17 ore rruge me makine, dhe erdhi te dera e klubit, u ulem, me kishte sjell rroba banjo, flamurin brazilian (se un me Brazilin e ai me Gjermanine) edhe dy majmuna te lidhur tek nje zemer qe e kishte fituar me gjuajte atje vetem per mua. Kaluam mire e mu be qejfi qe i kishte shkuar mendja. Ditet kaluan edhe ne ishim cdo dite e me afer. Erdhi nje moment qe i thash “lidhje nuk dua, nese do gjera serioze me thuaj tani ne te kundert mos te pretendojme asgje nga njeri-tjetri. Nuk refuzoi aspak, e as qe hezitoi per me me than qe po edhe une dua te fejohem me ty. Erdhi Gushti edhe ne e lame qe te fejohemi ne Tetor sepse ishte bajram, e mes dy bajramesh sben gjoja. Para se te shpallnim fejesen, kisha pire disa gota me shume edhe i shkruaj sms “une dua te bej nje femije me ty”. E ai prape nuk hezitoi “po shume mire edhe une dua”. Tentuam per shtatezani para se te shpall fejesen. Ne 6 tetor u fejuam. Te gjithe me thonin qe Eraldi eshte nje djale i mrekullueshem kush e njifte. Pas disa ditesh vendosem qe te percjellim motren time ne Itali, edhe ne te rrinim disa dite atje. U nisem, qendruam disa dite ne Itali, pastaj ne Gjermani. Une e kisha mendjen a thua kam mbetur shtatezane apo jo. Eri me thoshte po e blejm testin, jo i thosha, kur te shkojme ne Austri. Ok ashtu e lame. Shkuam ne Austri tek e motra. Ne daten 22 tetor bej testin, e me shkrunte dicka gjermanisht por qe se kuptoja. E therras ne banjo i them “a thua qe eshte negative”? “Jo zemer, je shtatezane”! Sa te lumtur ishim te dy. U kthyem ne Shkoder me te lumtur se kurre. Ditet kaluan, une mezi prisja te shkoja te beja viziten. Shkova, cdo gje ne rregull. Brenda meje po rritej nje jete tjeter. Ku ka me lumturi per nje femer. Moment tjeter teper i lumtur ishin rrahjet e para te zemres te bebit. O Zot kishin ndodhur gjithe kto gjera te bukra per 4 muaj e gjysem dhe me dukej vetja ne enderr. Akoma skisha vendosur te shkoja te shpia e burrit, i kishim bere te gjitha gjerat ndryshe, sic behen zakonisht. Barku rritej cdo dite, e une smund ta lija mamin e babin, isha bere edhe me ndjeshme. Shkuam te shikonim gjinine e bebit. Une doja me gjithe shpirt te kisha vajze, gjitjmone kisha deshiruar ashtu. Doktori me tha qe eshte djale. Te them te drejten qava. Zoti me falte por kaloi edhe po shijoja cdo dite. U bera 7 muajshe ne shtepi te babi e mami, Eri sma prishte qejfin per asgje ne bote, edhe 30 prill 2015 shkova te bashkeshorti im. Ditet e para isha shume e merzitur se isha mesuar ne shtepine time. Eri bente cdo gje qe mos te me shihte te merzitur. Me 25 qershor shkuam ne bashki dhe u martuam. Ditet kalonin dhe une prisja te merrja ne krahe engjellin tim. Me ne fund erdhi dita e bekuar. Me 7 korrik 2015 u bera mami. Di te them se qe ne momentin qe kisha njojtur Erin isha mire, ama kur u bera mami atje me filloi jeta, atje me filloi cdo gje, atje fillova ta dua me shume burrin tim. Pas shume peripecish jam shume e lumtur, bie te fle gjume mes burrit e djalit, dhe kur zgjohem shoh sa te njeri krah sa te tjetri, dy dashuri qe me japin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X