Historia personale 13

0 0

Jam nje nene qe sapo u bera me femijen e dyte. Djalin e linda vjet dhe vajzen para pak ditesh. Doja t’ju tregoja historine qe ne ngjizje te vajzes, sepse ardhja ne jete e djalin u prit me padurim nga familja qe kur morrem lajmin se prisja nje femije. Para se te dija se isha shtatezane, une bera nje gabim trashanik, tentova te vrisja veten per shkak te disa prbleme dhe grindjeve familjare. Isha shume ne stres, dhe si menyren me te shpejte perdora mjekimet qe merr ime vjerre per tensionin ne doze te madhe. Pata disa shqetesime dhe mami im me detyron te bej vizite, doja ose jo, me shoqeroi ajo. Shkova ne urgjence dhe mora nje tratjim te shpejt dhe me kerkojne te bej eko. Ajo dite ishte e diel, dhe shkova te nesermen per te bere ekon. Pasi mbaroj viziten, doktori me jep pergjigje se jam 6 jave shtatezane. Nuk po e besoja, por sapo dola une ndjeva nje gezim si heren e pare, dhe mendova se zoti beri mrekulli qe e shpetoi kete krijese. Kete lajm e ndava me burrin. Ai nuk e priste kete lajm por e pranuam. E ndava lajmin sapo erdha ne shtepi me vjerren sepse jetojme bashke, por nga ky moment gjithe ai gezim u transformua. Ajo nuk e pranonte kurrsesi ta mbaja femijen. Thoshte qe nuk ka asgje ta heqesh sepse kisha djalin. Une nuk pranova sepse e doja kete krijese dhe kam qene gjithmone kunder abortit. Grindje dhe probleme pata dhe me tim shoq, pasi ajo e bindi qe te mos e mbanim. Pasi ai me kerkonte ta hiqja femijen, une hoqa dore nga im shoq. Me lendonte me teper ideja qe dhe ai nderroi mendje per femijen e vet. U largova nga shtepia vet dhe shkova tek prinderit. Ne fillim nuk e mora dot me vete djalin se nuk ma lane, por me pas ma sjell im shoq sepse djali kishte nevoje per mua, dhe une po cmendesha pa ate. Per disa kohe te vazhdueshme benim bisedime me tim shoq dhe donim te largoheshim nga shtepia e prinderve te tij dhe te jetonim vetem, por pas shum nderhyrjesh une pranova te kthehem aty ku ishim sepse vjerra na premtoi qe nuk do nderhynte ne jeten tone. U munduam ta harronim cfare kishte ndodhur dhe vazhuam jeten, por jo aq te qeta, dhe 1 muaj para se te lindja pata nje debat qe mund te thuhet se eshte turp te diskutohet dicka e tille. Une hyra ne pune gjate shtatezanise qe te perfitoja lejen e dyte, dhe kisha te ardhura. Kur mora pagesen e fundit isha me lejen e paralindjes dhe shkova bera pazar. Gjithmone beja pazar per familjen, por vjerra ankohej per cmimet dhe nuk me besonte. Dhe une kete here morra vetem disa gjera per vete dhe per te ngrene, se kishte kohe me haeshin vetem embelsira. I mora keto dhe te gjitha mu kthyen ne helm, pasi sapo vij flas me vjerren si gjithmone dhe jap pjesen tjeter te rroges, dhe i tregoj se kisha blere per vete, dhe mund te shkonte ajo te merrte ato qe donte ne pazar. Dhe pse une shkova punova me barkun te goja per te paguar sigurimet dhe te merrja ndonje te ardhur tjeter, asaj i erdhi keq per 2.000 lek te reja qe prisha, nderkohe qe i dhashe 10.000 lek te tjera. Me mallkoi sa mundi dhe nuk kaluan 24 ore nga ato qe tha kalova nje paralize. Ajo u tremb aq shume dhe lajmeroi mjekun. Kur me pa doktori ne ate gjendje me pyeti per cfare e kisha prishur gjakun qe arrita ne ate gjendje. Ai me tha se isha me fat sepse nuk me la pasoja as mua dhe as femijes. Nga te gjitha qe kisha kaluar ne shtatezani me kishte hyre nje frike se si do lindte vajza, por fal zotit pata nje lindje te lehte dhe vajza eshte e shendteshme. Them me plot goje se zoti ka plan cilindo qe vjen ne kete bote sepse ai ka ne dore fatin e gjithsecilt pavarsisht se ka plot njerez qe nderhyjne ne planet e tij, dhe ardhja ne jete e vajzes per mua eshte mrekulli.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X