Historia personale 12

0 0

Vendosa te dergoj edhe une historine time me shume per t’i transmetuar si mesazh vajzave qe nuk ngelen dot shtatezane se zoti di pse i ben gjerat dhe duhet vetem te kemi shprese dhe t’i lutemi atij. Kisha 3 vjet qe tentonim qe te ngelesha shtatezane dhe nuk ndodhte. Kam pas kiste ovariane historikisht dhe crregullim te theksuar cikli.E dija qe do e kisha te veshtire, por kisha besim se do behesha dhe une nene nje dite. Vjet ne nentor kaloj ne interval brenda 10 ditesh dy kriza shume te forta barku dhe shkoj spital. Ne eko del qe i gjithe barku im ishte i mbushur me uje dhe kisha inflamacion te rende ne gjithe zorret. Bej analizen e Ca 125 ( markues tumoral) dhe del 3 fish i vleres max normale. Aty fillon nje kalvar vizitash dhe asnje mjek nuk po me jepte shpjegim cfare po ndodhte me trupin tim. E kam perjetuar shume keq eko, analiza te perseritura, skaner dhe hic. Ne kete deshperim te thelle shtatezania ishte gjeja e fundit qe mendoja. Mbaj mend diten kur kam kryer dashuri me bashkshortin tim. Ka qene sikur une te nesermet do vdisja dhe do humbisja nje dashuri te madhe si ajo qe kemi bashk. Te dashurosh e te qash njekohsisht. Nejse ne daten 2 dhjetor mjekja me kerkoi qe te perseritja skanerin. Me vigon te krahu ulem ne nje kafe afer QSUT te pija kontrastin oral. Nderkohe nuk e di si ma tha truri, ndoshta zoti me shtyu qe pa hyre te kafja te marr nje test te nje farmaci afer. Me vjen burri dhe une shkoj tualet pa i thene gje. Kur cte shoh, dy vija. Njera shume pak e dallueshme. Spo u besoja syve. Shkoj te burri me lot ne sy. Ai i trembur pyet ca ka. Dhe i them te veshi do behesh babi. Eshte shtangur ne vend. Ska ditur ta besoj ca po i thoja. Shkoj te mjeku dhe heq vigonin. Nuk doja asgje te beja, tashme jeta e femijes sim vlente me shume se imja. Qe ate dite une jo vetem skam pasur me shqetesime, po dhe kam kaluar nje shtatezani te mrekullueshme. Me ate skaner une per pak do vrisja femijen tim. Sot ai engjell eshte bere marshalla, per pak ka 1 vjetorin dhe eshte drita dhe oksigjeni jone. Ndaj o vajza mos harroni zoti nga nje ane te hedh, por nga ana tjeter do te prese. Dhe asnjehere mos e humbisni shpresen. Dashuroni pa pasur mendjen te femija, dashuroni se ashtu e ndieni. Ne nje dashuri te forte Zoti do bekoje gjithmone me nje beb. Me falni qe u zgjata u mundova ta permbledh sa te mundem.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X