“E guximshme është të mos sjellësh në jetë një fëmijë”, shprehet këngëtarja e njohur Adele e cila njhet për karrierën e saj mjaft aktive në muzikë. Ajo ka vjedhur zemrat e shumë njerëzve në botë, e megjithatë kjo nuk do të mjaftonte për ta bërë më pak të prekshme ndaj depresionit post-partum.
“Unë e dua djalin tim më shumë se çdo gjë në botë, e megjithatë kjo dashuri kaq e madhe nuk më pengon të dua për qëndroj qoftë edhe për 2 apo 3minuta vetëm gjatë ditës. Nuk mendoj se do të vendos të sjell në jetë edhe një fëmijë tjetër, jam e tmerruar nga depresioni post-partum. E kalova një të tillë pas lindjes së djalit dhe sinqerisht mund të them se jam tepër e frikësuar. Depresioni post-partum të bësh të mos kesh dëshirë të qëndrosh me fëmijën tënd, të kesh frikë të qëndrosh vetëm me të, frikë se në çdo moment mund ta lëndosh. I tillë është ai, dhe mund të prekë çdo grua! Kështu ndihesha edhe unë, ndihesha sikur kisha marrë vendimin më të keq të jetës time. Kishte moment në të cilat unë doja vetëm të largohesha, të qëndroja një javë vetëm pa fëmijën tim. Mbaj mend se një ditë një mikja ime më pyeti nëse ndihesha keq nga një mendim i tillë. Dhe e dini se cfarë ju përgjigja? “Sigurisht që ndihem keq, por do të ndihem edhe më keq nëse nuk e bëj”! Të gjitha gratë duhet të dinë se do të jenë nëna më të mira nëse do të përpiqen të marrin pak kohë për veten e tyre, të bëjnë diçka që do t’i bëjë të ndihen më mirë. Unë përpiqem të bëj më të mirën me djalin tim, por edhe pse ai është gjithmonë me mua në çdo turne që unë mbaj, ka netë që unë nuk jam në gjendje t’i them atij natën e mirë. Unë përpiqem të bëj më të mirën për të, në fund të fundit të jesh nënë nënkupton të mundohesh të bësh gjithmonë më të mirën për fëmijën tënd, nënkupton të jesh gjithmonë duke u përpjekur për të”!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu