Historia frymësuese e mjekes shtatzanë në vijën e parë të luftës me Covid-19/ VIDEO

0 0

Krisli Serani është mjeke specializante në shërbimin antestezi reanimacion në QSUT. Që prej fillimit të pandemisë Covid-19, së bashku me shumë mjekë të tjerë ajo është në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi. Por, ndryshe nga gjithë personeli mjekësor, historia e saj është disi më e veçantë, sepse pikërisht në fillim të pandemisë, ajo mori lajmin se ishte në pritje të ëmbël.

Kjo periudhë ka qenë e trazuar për të nga ana emocionale, plot pasiguri për të afërmit e saj, plot beteja herë të fituara herë të humbura me pacientët, por gjithçka e bënte edhe më emocionale krijesa që po rritej brenda saj, në një kohë që nuk e kishte parashikuar se do të ishte e tillë.

Megjithatë, ajo për asnjë moment nuk hoqi dorë nga detyra e saj edhe pse e kishte këtë mundësi për një arsye shumë të fortë. Por, mjekja tregon se me masat e duhura gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe këtë e përcolli si mesazh për të gjtihë: të ruajnë veten e të tjerët, të mbajnë maskën e të tregojnë higjienë maskimale.

Bashkëshorti i saj, Arseli prej 1 viti ndodhet në Francë për një specializim. Në muajin shkrurt Krisli ka qënë në Francë tek bashkëshorti i saj. Që prej muajit shkurt që Krisli ngeli shtatzënë nuk janë takuar më sëbashku dhe ajo e ka kaluar pa të periudhën e pritjes së ëmbël.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X