Fuqia e saj nuk është vetëm zëri, por edhe fjala. Për të gjithë ata që janë lodhur nga qëndrimi disa ditor në shtëpi, këngëtarja Aurea Gaçe ka disa fjalë me një mesazh shumë të fortë.
Për herë të parë, ajo tregon vështirësitë dhe sakrificat e shtatzanisë së dytë në emër të jetës dhe bën thirrje për pak durim, për të mbrojutur jetën tonë e të atyre që duam më shumë.
Sërish sot këngëtarja është në karantinë 14 ditore larg vajzave të saj, pasi sapo është kthyer nga SHBA.
Shkrimi i plotë i këngëtares Aurela Gaçe
Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës time ” që zgjati 6 muaj e gjysmë ,gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.
Fotoja e parë është gjate kohës kur numëroja javët e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket që të arrinim të preknim muajin e 9 . Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja….por ,periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët m dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë . Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një jave, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua ,ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahëe, ose pa dashje t’i mund te godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë “-i thosha . Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte ,mua edhe barkun ,aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.
Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s’mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëera….ndërkohë qe mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.
Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital.
Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjeeee nga këto, në emër të “JETËS” .
E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim.Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS” !
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu