Historia e nje familje qe ka vendosur te edukoje femijet duke udhetuar

0 0

Nuk është e lehtë të tregosh historinë e një familje që ka vendosur të edukojë fëmijët e tyre nëpërmjet udhëtimeve. E dini përse nuk është e lehtë? Sepse në shoqërinë tonë jemi mësuar të arsyetojmë nëpërmjet një mentaliteti që nuk le vend për alternativa, që kur ka përballë raste të tilla të detyron të mendosh: po lekët? Po puna? Po shtëpia, higjena, miqtë?

Jo pa qëllim regjizori Jess Bianchi është duke xhiruar një dokumentar për këtë familje të titulluar “Given” dhe që do të dalë në transmetim shumë shpejt, por që do të zhvillohet nga këndvështrimi i fëmijëve.

Cila është kjo familje?

Familja Goodwin përbëhet nga Amion dhe Daize, një cift me origjinë nga Hawai, që udhëtojnë me dy fëmijët e tyre Given dhe True. Amion në fëmijëri kishte bërë një udhëtim të gjatë me babain e tij si një mënyrë për të rimarr veten pas një krize personale. Ata udhëtuan në shumë vende të botës dhe kur u kthyen e kuptuan që ishte gjëja më e mirë që mund të bënin.

Amion njihet me Daize dhe të dy vendosin të jetojnë bashkë, duke u pozicionuar fillimisht në Hawai, por pasi fëmija i parë erdhi në jetë vendosën të ndryshonin mënyrën e jetesës.

Amion është rritur me parimin “jeta është e jotja dhe të takon ty të vendosësh si ta jetosh” dhe ata e dinin mirë se çfarë dëshironin të bënin… Ata filluan të eksploronin botën duke parë me sy bukuritë e planetit tonë. Udhëtimi u ndërpre gjatë shtatzanisë së dytë për të rifilluar më pas.

Less is more…

Që do të thotë: të kesh pak do të thotë të kesh shumë! Ky është parimi i kësaj familje, e cila nuk i kushton rëndësi pasurisë, të cilët disponojnë vetëm shtëpinë e tyre dhe disa pajisje surfi (sport ujor). Ata duan të edukojnë fëmijët e tyre përmes udhëtimit nëpër botë.

Cili është qëllimi?

Të dy prindërit ecin sipas parimit “less is more” dhe ata duan që fëmijët e tyre të rriten dhe edukohen larg limiteve që shoqëria vendos dhe që fatkeqsisht e bëjnë të mjerueshme jetën e shumë personave. Ky udhëtim do t’i ndihmojë fëmijët të kenë një formim më të mirë personal, dhe të mos mendojnë se gjërat materiale kanë rëndësinë më të madhe në jetë.

Dokumentari ka një qëllim të njëjtë, të frymëzojë njerëzit të shkatërrojnë muret që bllokojnë jetën e tyre, se ekziston një mënyrë totalisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të jetojmë dhe që mund të na bëjë më të edukuar dhe më socialë.

Nëse ke pranë personat që do më shumë mund të jetosh me pak te mira materiale!

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X