Historia e Irisit, vajzës autike që ngjyros me macen e saj

0 0

Irisi është një fëmijë autik dhe është shumë e talentuar në pikturë. Në të vërtetë, piktura është pasioni i saj. Por vetëm në shoqërinë e maces së saj ajo bën piktura fantastike. Macja e saj, Thula me të vërtetë i ndryshoi jetën.

Iris Grace Halmshaw ka lindur në Leicestershire, në Mbretërinë e Bashkuar. Të qenit e shoqëruar nga njerëz të tjerë ka qenë gjithmonë një problem për të, aq shumë saqë shoqëria e fëmijëve të tjerë e bën atë nervoze dhe shpesh e bën të ndihet e izoluar.

Por Irisi është një artiste: ajo ka pikturuar që kur ishte fëmijë. Brushat dhe ngjyrat janë bota e saj, pasioni i saj.

Prindërit Arabella Carter-Johnson dhe Peter-Jon Halmshaw, pas studimit të përfitimeve nga terapia me kafshët shtëpiake, u përpoqën t’i afronin Irisit kafshë të ndryshme si kuajt dhe qentë, por pa sukses. Pastaj erdhi Thula dhe jeta e vajzës ndryshoi totalisht.

Që në momentin që ata e sollën këtë kotele “magjike”, Irisi dhe vajza u sollën si të ishin mikesha të vjetra që nga momenti i parë që u takuan.

Kjo është ajo që deklaron e ëma. Piktorja e vogël u shpëtua nga kotelja.

Ardhja e Thulës i ka dhënë fund vetmisë së Irisit dhe jo vetëm, pasi prindërit kanë vënë re edhe një zhvillim  të karakterit të vajzës. Kotelja ka përmirësuar jetën e Irisit, duke e lehtësuar gjendjen e saj.

Vajza dhe Thula tani janë një: macja e ndjek atë kudo në shtëpi dhe jashtë.

Irisi tani është një talent në pikturë dhe kotelja kurrë nuk e lë fëmijën, përveçse kur ajo ngjyros.

“Thula qëndron aty duke e parë atë me interes të madh, ndonjëherë duke luajtur me furça, por më së shumti ajo e sheh me durim. Që kur Thula erdhi në shtëpinë tonë në Halmshaw, pikturat e vajzës nuk janë më të njëjta. Edhe në peizazhet që përfaqëson, duket se ka elemente që ngjajnë me sytë dhe fytyrën e një koteleje. Thula sapo ka thyer portat e zemrës së Irisit që nuk është më vetëm”, thonë prindërit e vogëlushes.

Lexo edhe: Femija im preferon te luaje vetem, a eshte autik?

Sorry, there are no polls available at the moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X