Historia e Brenes, vogelushes se lindur ndryshe

0 0

Courtney dhe Evan Westlake janë dy prindër që kanë sjellë në jetë një fëmijë nga shtatzania e dytë e gruas. Gjatë vizitave tek mjeku ata ishin tepër të emocionuar dhe dukej se gjërat po shkonin për mrekulli, ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Një ditë zbulojnë se ajo ishte një vajzë! Ky ishte një gëzim i madh, dhe ditët kalonin duke menduar si do të ishte pamja e saj…

 

d-4
Dita e shënuar…
Disa ditë pas Vitit të Ri vjen dita e shënuar. Vajza lindi por fatkeqsisht ata nuk mundën ta merrnin në shtëpi. Vogëlushja kishte një problem në lëkurë, e cila kishte një shtresë më shumë dhe me ngjyrë të verdhë. Nuk ishte në gjendje të lëvizte dhe temperatura trupore ishte tepër e lartë. Brena, vajza e vogël ju nënshtrua menjëherë shumë terapive, pa të cilat nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte. Ndërkohë prindërit gjatë dy javëve të para nuk mundeshin as ta merrnin në krah.

 

 

b-4-640x335
Problemi u diagnostikua…
Brena vuante nga një sëmundje e rëndë gjenetike e qujtur “Iktioza e arlekinit”, dhe bën që lëkura e personave të prekur të rritet dhe zhvillohet me shpejtësi. Kjo shkakton skuqje në lëkurën tek sytë, goja, hunda dhe veshët, është një sëmundje pa kurim dhe me pasoja fatale në disa raste. Kjo sëmundje do të ishte sfida e kësaj vogëlushe dhe familjes së saj.

 

f-1-480x480

Kështu filloi edhe rrugëtimi i tyre 
Komentet shpesh ishin të ashpra, dhe kjo na shqetësonte”, shprehet nëna. “Fëmijët e tjerë i largoheshin Brenës dhe nuk e kuptoj se përse njerëzit krijojnë distanca nga personat që kanë një problem shëndetësor që i bën ata të kenë një mangësi në aftësitë e tyre apo të duken ndryshe”. Fjalët e nënës janë tepër me vend! Ndërsa lexoj këtë histori mendoj si nënë dhe pjesë e kësaj shoqërie se gabimi fillon nga ne! Përse ne prindërit nuk bëjmë dika për t’ju mësuar fëmijëve vlerat e vërteta së të qënit pjesë e shoqërisë, vlerat e vërteta së të jetuarit? Përse favorizojmë sjelljet e ashpra dhe refuzuese? Përse i bëjmë fëmijët me një sëmundje të caktuar të ndihen ndryshe? Fëmijët kanë nevojë të rriten të lumtur dhe jo të paragjykohen dhe historia e Brenës duhet të na mësojë se të gjitha vështirësitë mund të kapërcehen mjafton që dashuria për ta të jetë e pakushtëzuar. Shpesh prindërit humbin shpresën se do të shkojë mirë pikërisht sepse ne nuk i bëjmë të ndihen të qetë në problemin që kanë, sepse në vend që t’i mbështesim kur dalin në park, t’i lejojmë të marrin ajër, ne i mbytim me fjalë apo shikime që thellë-thellë i bëjnë prindërit dhe fëmijët të ndihen fajtorë për sëmundjen.

 

g-1-600x480

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X