Histori personale: Më mbaroi dashuria për burrin kur u bëmë me fëmijë

Efekti në martesën tonë nuk ishte i menjëhershëm, por ndarjet e imëta që u zhvilluan gjatë momenteve të vështira të prindërimit, duke u zgjeruar gradualisht në boshllëqe të mëdha, ku u ndjeva plotësisht e shkëputur nga burri im.




0 0

Ka ndodhur dy herë në martesën time që më ka mbaruar dashuria për burrin tim.

E para ishte pas rreth dy vjetësh e gjysmë. Shkëlqimi i muajit të mjaltit ishte zhdukur zyrtarisht, dhe papritmas zhurmat e martesës ishin shumë të rrepta dhe të dhimbshme për t’u injoruar.

Do ta kujtoj gjithnjë atë ndjenjë të mbarimit të dashurisë si shumë tronditëse. Ishte plot zemërim, zhgënjim dhe dyshime – aq shumë dyshime – nëse do t’ja dilnim pas kësaj.

Por pikërisht atëherë mësova edhe të dëgjoja. Kur mësova të reflektoja. Kur u rritëm së bashku dhe ia dolëm.

Ne i quajtëm ato “kohëra të errëta”. Dhe premtuam se nuk do të ndodhte kurrë më.

Dhe pastaj bëmë fëmijën tonë të parë.

Efekti në martesën tonë nuk ishte i menjëhershëm, por ndarjet e imëta që u zhvilluan gjatë momenteve të vështira të prindërimit, duke u zgjeruar gradualisht në boshllëqe të mëdha, ku u ndjeva plotësisht e shkëputur nga burri im.

Ndërsa periudha e parë që ndjeva se më mbaroi dashuria për burrin, ishte diçka e lehtë, këtë herë, pasi ishim me fëmijë e ndjeva si diçka shumë të rëndë. Shumë të fortë, ndryshimi ishte i dukshëm. Ndihesha e shqetësuar. Ndihesha e vetmuar. Ndihesha si… mbase kjo periudhë nuk mund të mbaronte kurrë.

Unë u ndjeva e mërzitur nga ky rol i ri gjithëpërfshirës i mëmësisë ndërsa perceptoja se burri im vazhdonte jetën normalisht sikur asgjë nuk kishte ndryshuar. Jeta e tij dukej se kishte mbetur plotësisht e pandikuar nga prurja e re e familjes sonë.

Gjërat vazhduan të acarohen për muaj të tërë derisa një ditë, zbulova diçka të rëndësishme: Ndërsa isha e lodhur me mbytjen dhe pakënaqësinë time për burrin që dukej se nuk vërente shqetësimet e mia, unë nuk bëra asgjë për të ndërtuar martesën time.

Kuptova se kisha dështuar si grua. Unë nuk kisha arritur të mbaja burrin tim dhe marrëdhënien tonë në radhë të parë, aq shumë isha konsumuar duke i dhënë fëmijës sonë gjithçka që kisha.

“Nuk ka rëndësi,” i thoja vetes me turp. “Unë po bëj gjithçka për ne. Unë jam ende duke punuar për ne. Kur ngrihem tre herë në natë me foshnjën, është për ne. Është problemi i tij nëse nuk e sheh në atë mënyrë. ”

Por, sado që u përpoqa ta mohoja, ishte e pamundur të injoroja faktin se çdo problem me familjen tonë – çdo problem me martesën tonë – ishte gjithashtu problemi im.

Dhe kështu më në fund fillova të flas. Unë shpreha rraskapitjen time, pakënaqësinë time, ngarkesën time mendore të shtypur. Dhe unë u çudita kur dëgjova përgjigjen e tij.

Të dy vendosëm të përpiqemi më shumë, të jemi skuadra që kishim menduar gjithmonë të ishim.

Ne ende patëm vështirësi. Patëm vështirësi me raste. Por ngadalë, aq ngadalë sa nuk mund ta vinim re, gjërat u përmirësuan.

Ne u rritëm së bashku në shumë mënyra që kurrë nuk mund t’i kisha parashikuar në thellësi të atyre kohërave të errëta. Në mënyra që nuk mund ta imagjinoja kurrë as në ditën tonë më të mirë.

Ne na kishte mbaruar dashuria, por kur u rritëm së bashku, morëm një forcë që na bënte të mundur të përballonim çdo problem.

Unë e lashë këtë raund të dytë të “kohërave të errëta” ndryshe nga i pari. Nuk isha aq naive sa të mendoja se ditët e errëta nuk mund të ktheheshin përsëri, por ndjeva një besim të ri se ato nuk mund të ndikonin tek ne aq ashpër.

Shpresojmë që do të kemi më shumë fëmijë në të ardhmen tonë, dhe me ta do të vinin ndryshime të reja dhe sfida të reja. Por mësimet që mësuam nga dashuria na jepnin siguri që do t’ja dilnim gjithmonë dhe unë isha e lumtur.

Problemet dhe periudhat e errëta na bënë çiftin që jemi sot.

Lexo edhe: I dashur bashkëshort nuk ndihem vetvetja, por të lutem më duaj sido që të jetë puna






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X