Hiqini rrobat sapo shkoni në shtëpi: Janë plot me baktere

Shumë njerëz që sapo janë rikthyer në shtëpi nga puna, pas një dite të kaluar nëpër angazhime të njëpasnjëshme, shtrihen në shtrat për një sy gjumë zakonisht “për 5 minuta”.




0 0

Pjesa më e madhe e bëjnë këtë duke mbajtur veshur të njëjtat rroba që kishin gjatë gjithë ditës. Kjo është një sjellje e zakonshme por që absolutisht duhet shmangur pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Në fakt, rrobat që vishen gjatë ditës mbledhin baktere të çdo lloji.

Mos i vendosni aksesorët në shtrat

E njëjta gjë ndodh sigurisht kur ju keni zakon që të vendosni rroba në krevat dhe, më keq akoma, çantën: nga çanta e shpinës, tek ajo e krahut apo edhe e dorës. Në çantë bakteret shumëfishohen tre herë më shumë se sa sipër tualetit të WC, duke arritur ndonjëherë edhe në dhjetë herë më shumë nëse përdorni të njëjtën çantë çdo ditë.

Hiqni direkt këpucët dhe veshjet

Pra, rregullat e mira që duhen praktikuar në shtëpi? Hiqni këpucët, varni çantën në një vend larg rrobave dhe ndryshoni rrobat para se të futeni në shtrat. Kjo vlen për të gjithë, madje edhe më të vegjlit. Nëse këtë nuk dinë ta bëjnë vet, mësojini ju sapo ata të futen në shtëpi që të ndërrojnë rrobat. Ndërsa sa i përket pizhamave, ato duhet të ndërrohen vetëm pak para se të futeni në shtrat, në mënyrë që bakteret të mos përfundojnë mes çarçafëve.

Lani duart menjëherë

Sigurisht, një nga zakonet e mira për t’u adoptuar sa më shpejt kur ktheheni në shtëpi është të lani duart, një gjest themelor dhe i dobishëm për të zvogëluar infeksionet e çdo lloji, madje edhe ato tipiket të sezonit të ftohtë, siç është gripi apo ftohjet. Gjithashtu një ide e mire është të lani duart sa herë që prekni ushqimin dhe pasi të keni zhvendosur rrobat e pista për t’i vendosur në lavatriçe.

Lexo edhe: Sa shpesh dhe si t’i lajmë rrobat e palestrës pa i dëmtuar ato?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çfarë lavatriçe keni në shtëpi?...

Sipas ekspertëve, lavatriçet që kursejnë energji punojnë me temperatura shumë të ulëta duke krijuar mundësi më të mëdha që bakteret të mbijetojnë. Më së shumti lavatriçet e ditëve të sotme...

Incidentet që ndodhin në shtëpi,...

Qilimat, shkallët dhe oborret janë pengesa të vërteta për sigurinë e të gjithë familjes, dhe veçanërisht për të vegjlit, që ende mezi qëndrojnë në këmbët e tyre. Rreth 30% e...

Nëse merreni një orë me...

Por hulumtimet tani kanë sugjeruar se bërja e detyrave të shtëpive shtëpiake mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për një vdekje të hershme. Shkencëtarët zbuluan se vetëm pesë minuta aktivitet të...

Ushqyerja me familjen të bashkuar...

Ky në fakt është një zakon që i ndihmon adoleshentët të vlerësojnë trupin e tyre. Sot, ky moment karakteristik i jetës familjare harrohet, por duhet të rivlerësohet për shkak të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X