Cfarë është Hipospadia?
Hipospadia është një anomali e lindur e organeve gjenitale mashkullore e cila duhet të operohet në moshë të hershme. Kjo shkaktohet nga zhvillimi jo i mirë i uretrës (kanali urinar), problem që ndodh në rastet kur meatusi nuk lokalizohet tek maja e penisit por më poshtë. Kjo gjë pengon daljen e urinës. Ky keqforimim e ka origjinën e tij qysh në jetën embrionale.
Cilat janë format që mund të shfaqet Hipospadia?
- Hipospadia anteriore: meatusi ndodhet drejt majës së penisit. Kjo është tipologjia më e shpeshtë e kësaj anomalie.
- Hipospadia e mesme (media): kur meatusi ndodhet në zonën e mesme të penisit.
- Hipospadia posteriore: kur meatusi ndodhet në bazën e penisit, në stroktum ose në zonën perineale. Kjo është forma më e rëndë e kësaj patologjie. Në këtë rast penisi i fëmijës mund të jetë i harkosur.
Si mund të trajohet ky problem?
Terapia e këtij problemi ka në thelb ndërhyrjen kirurgjikale, i cili është shumë i rëndësishëm si në aspektin funksional ashtu edhe në atë estetik.
Cfarë shkakton Hipospadia tek fëmija?
Nga ana funksionale mund të themi se fëmija ndien vështirësi në urinim si edhe dhimbje gjatë këtij proçesi. Në më të shumtën e rasteve fëmija nuk është në gjendje të urinojë në këmbë.
A ndikon kjo gjë në jetën seksuale të fëmijës?
Ndërhyrja kirurgjikale është e rëndësishme edhe përsa i përket aspektit seksual të fëmijës në momentin që ai ka arritur në moshë madhore. Duke qënë se Hipospadia shkakton harkosje të penisit, mashkulli do të ketë vështirësi në penetrim dhe ejakulim në rastet kur meatusi ndodhet në pozicion anormal.
Po ana estetike?
Duhet të theksojmë se ky problem ndikon negativisht edhe në psikologjinë e fëmijës duke filluar nga mosha e adoleshencës, kryesisht përsa i përket pamjes së jashtme.
Kur duhet të bëhet ndërhyrja?
Ndërhyrja duhet të bëhet brenda vitit të dytë të jetës, megjithatë mund të bëhet në disa raste edhe rreth moshës 5-6 vjeçare . Nuk këshillohet të bëhet ndërhyrje nga mosha 2-4 vjeçare, duke qënë se kjo mund të lerë në kujtesën e fëmijës një kujtim jo të mirë. Gjendja e fëmijës normalizohet 3-5 ditë pas operimit.
Lexoni edhe: Problemet me te shpeshta te urinimit te femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu