Hipertension tek mjeku, tension normal në shtëpi, ja çfarë ndodh

Stresi që ju shkakton takimi me mjekun mund te sjellë rritje të tensionit e për rrjedhojë të mjekoheni me ilaçe qe mund te mos jene te pershtatshme per ju. Prandaj, rekomandohet qe tensionin ta masni ne shtepi per te shmangur ankthin e zyres se mjekut.




0 0

Mjekët kanë qenë prej kohësh në mëdyshje nga hipertensioni i shkaktuar nga përparësja e bardhë e tyre, një gjendje që shkakton tension të lartë të një personi kur gjendet te mjeku, por që normalizohet në shtëpi. Hipertensioni i përparëses së bardhë mund të jetë rezultat i stresit të shkaktuar nga lënia e takimit me mjekun.

Tani, hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse hipertensioni i përparses së bardhë nuk trajtohet, mund të rrisë shanset tuaja për të vuajtur nga një sëmundje kardiovaskulare dhe për të vdekur nga të gjitha shkaqet.

Autorët e raportit të ri, shpjeguan më mirë efektet e hipertensionit të përparëseve të bardha, që deri tani kanë qenë shumë misterioze. Para këtij raporti të ri, rreziqet afatgjata që lidhen me hipertensionin e përparëseve të bardha ishin “të paqarta”, thonë autorët.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga 27 studime të ndara. Krahasuar me njerëz që kanë presion normal të gjakut, ata me hipertension të përparëseve të bardha kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga një shkak kardiak. Ata gjithashtu kishin 33% rritje të rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet dhe një rritje prej 36% e rrezikut për shkaqe kardiake, siç janë sulmet në zemër.

Autorët thonë se provat nënvizojnë rëndësinë e udhëzimeve të fundit që rekomandojnë që njerëzit të kenë kontrollin e gjakut jashtë zyrave të mjekëve për të kontrolluar hipertensionin.

Vlen të përmendet se pacientët më të moshuar me hipertension të përparëseve të bardha janë në rrezik më të madh sesa pacientët më të rinj. Përveç kësaj, rreziqet ishin më të larta për pacientët që morën pjesë në studime që përfshinin të paktën një ndjekje pesëvjeçare. Kjo tregon se rreziqet që lidhen me hipertensionin e përparëses së bardhë rriten me kalimin e kohës.

Hipertensioni është shkaku më i parandalueshëm i vdekshmërisë së parakohshme në mbarë botën, theksojnë autorët e studimit.



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Emra per vajza dhe emra...

Zgjedhja e emrit të fëmijës shpesh mund të çojë në “krizë” prindërit, në kuptimin që mendojnë se tashmë e kanë vendosur dhe më pas gjithçka kthehet sërish në fillim duke...

10 këshilla klasike të prindërimit...

Mos të duket ndonjë nga këto këshilla e njohur? Komunikimi është themeli për një marrëdhënie të mirë. Bëhu një shembull i mirë për fëmijën tënd. Qëndrueshmëria është çelësi. Ne dëshirojmë...

A ndikon keq te fëmijët...

Besoje apo jo, pyetem shpesh nëse të qenurit një nënë që punon është diçka e keqe për zhvillimin e fëmijës dhe në të shumtën e rasteve, përgjigjia ime tingëllon ‘jo’!...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X