Higjiena e bebes

0 1

Çdo dite ju duhet te organizoni nje program te vogel persa i perket pastertise se bebes tuaj. Per te qene rehat dhe i paster femija duhet te beje te pakten nje banje ne dite. Mesohuni te organizoheni.
Gjate banjes do t’ju nevojitet:
-Vaska
   Sot ka shume modele vaskash por ju duhet te zgjidhni ate qe ju pelqen dhe qe femija juaj te ndihet rehat. Ata qe nuk kane mundesi te blejne nje te tille mund te perdorin edhe legenin. Mundohuni t’i keni afer te gjitha sendet e nevojshme sepse nje largim i juaji mund te jete i rrezikshem per femijen.
-Termometri
Temperatura e ujit duhet te jete rreth 37 grade celcius. Rekomandohet qe femijes t’i behet banja ne ambientin me te ngrohte te shtepise sepse atij i duhet nje temperature rreth 24 grade celcius qe te ndihet me mire.
-Nje shampo neutrale
Ne fillim nuk duhet ta perdorni ate direkt ne lekuren e bebes, pasi kjo mund te shkaktoje irritim. Hidhni nje sasi te vogel te shampos ne uje dhe shkumojeni me dore. Keshtu mund ta perdorni 2-3 muajt e pare te jetes, ndersa me pas mund ta perdorni ate direkt ne lekuren e bebes te paholluar me uje.
-Nje sfungjer shume i bute
Me praktike do te jene ata sfungjere qe kane formen e dores.
-Nje peshqir i bute qe t’i pershtatet mases te bebes tuaj
Beni kujdes me peshqirin dhe sfungjerin. Ato duhet te perdoren vetem per beben, jo per te tjere persona.
Pas banjes do t’ju nevojitet:
Nje krem hidratant i vecante ose vaj bebesh(mund te perdorni edhe vaj bajamesh)
-Puder (duhet ta vendosni ne zonen e qafes dhe sqetullave)
-Bebelina
-Uji fiziologjik dhe pompa per pastrimin e sekrecioneve te hundes
-Preresja e thonjve(duhet te perdoret nga java e dyte e lindjes)
Letrat e lagura
Ato nuk duhet te perdoren per te lare femijen sepse nuk e zevendesojne ujin dhe sapunin. Mund t’i perdorni vetem per te pastruar femijen kur e nderroni. Ju keshillojme ta lani femijen sa here e nderroni dhe te perdorni letrat e lagura vetem kur i nderroni bebelinen jashte shtepise.

Lexoni edhe: Problemet ne zonen e bebelines






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X