Higjena e bebes, te bejme me te miren

0 0

Ndër sendet e para që fillojmë të blejmë për beben që presim të vijë në jetë janë shpesh produktet e higjenës si për shembull: shampoja, kremi, vaji i trupit, pudra (ka ende nëna që e përdorin edhe pse është e rrezikshme për rrugët e frymëmarrjes së fëmijës si edhe për lëkurën). Shpesh prindërit zgjedhin produkte sa më natyrale dhe shpesh zgjedhin produkte kozmetike të posaçme për beben, me një qëllim të vetëm, të kujdesen sa më mirë për lëkurën delikate së të porsalindurit.

Produktet e testuara kundër alergjive

Produktet natyrale janë të pasura me përbërës natyralë me benefite të larta si kalendula dhe aloe vera, ndërsa produktet kozmetike farmaceutike janë në përgjithësi më të testuara përsa i përket alergjive që mund të shkaktojnë tek fëmija. Shpesh mjekët këshillojnë të përdoren pikërisht produktet kozmetike farmaceutike si zgjidhje e parë sepse janë më të testuara dermatologjikisht. Më pas zgjidhja shikohet tek metodat natyrale.

Parfumi i bebeve

Shpesh nënat zgjedhin të përdorin parfum tek fëmijët e tyre. Për të gjitha nënat: edhe parfumi me aromën sa më natyrale mund të rezultojë shumë irritues dhe për pasojë të shkaktojë alergji apo dermatit në momentin që bie në kontakt me lëkurën e bebes. Nuk ka parfum në botë të sfidojë aromën e bebes.

Produktet më të mira për higjenën e të porsalindurit

Renne Howard, profesor në fushën e dermatologjisë në universitetin e Kalifornisë shprehet se ekzistojnë disa rregulla bazë që orientojnë të gjitha nënat në lidhje me produktet e higjenës së të porsalindurit:

  • Evitoni çdo parfum apo esencë tek fëmijët, edhe nëse është e posaçme për të porsalindurit apo biologjike;
  • Përdorni gjithmonë një krem me bazë oksid zinku mbi lëkurën e skuqur të bebes;
  • Evitoni përdorimin e sapunëve dhe shampove që bëjnë tepër shkumë. Ato mund të dehidratojnë shtresën hidrolilipidike të epidermës, duke e bërë më të rrezikuar ndaj reaksioneve;
  • Përdorni vajin ose sapun me përbërje vaji me pH specifik për lëklurën e të porsalindurit.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X