Herbicidi në shtatzani që dëmton deri në tre breza

Ekspozimi ndaj herbicidit glifosat, shpesh mund të shkaktojë efekte të mundshme shëndetësore, dhe tek gratë shtatzëna shkakton dëme që shtrihen në tre breza.




0 0

Ekspozimi ndaj herbicidit glifosat, shpesh mund të shkaktojë efekte të mundshme shëndetësore, dhe tek gratë shtatzëna shkakton dëme që shtrihen në tre breza. Ky përfundim është arritur nga një studim i Universitetit të Uashingtonit.

Kujdes ndaj fëmijëve të ardhshëm

Studiuesit kanë ekspozuar minjtë shtatzënë ndaj një doze të herbicidit të barabartë me gjysmën e minimumit të konsideruar të padëmshëm dhe gjenerata e parë e lindur nuk tregoi shenja të problemeve shëndetësore. Ndërsa tek brezi i dytë, shkruajnë hulumtuesit, vërehet një rritje dramatike në disa patologji testikulare, vezoret e gjendrat e qumështit, si dhe obeziteti. Për më tepër, te meshkujt e gjeneratës së tretë, hulumtuesit kanë parë një rritje prej 30% të sëmundjeve të prostatës, ndërsa 40% e femrave të gjeneratës së tretë kanë treguar rritje të sëmundjeve të veshkave.

Toksikologji gjeneruese

Më shumë se një e treta e femrave shtatzëna të gjeneratës së dytë kishin aborte spontane dhe 40% e minjve të gjeneratës së tretë ishin mbipeshë. Fenomeni quhet toksikologji gjeneruese, shpjegojnë autorët. Shkaku është ndryshimi epigenetik që herë është dominues herë i fshehtë në gjenin e caktuar.

Shkakton vdekje të qelizave

Ka të dhëna të shumta eksperimentale të kryera mbi qelizat embrionale që tregojnë sesi glifosati shkakton nekrozë dhe promovon vdekjen e programuar të qelizave, prandaj është një substancë gjenotoksike (e cila dëmton informacion gjenetik brenda një qelize), për më tepër herbicidi vepron si një ndërprerës endokrin.

Gjendet në ushqime

Glifosati nuk është i pranishëm vetëm te pemët dhe perimet, por në shumë ushqime si: makaronat, miell dhe ushqime që përmbajnë niseshte. Gjendet tek mishi, qumështi dhe derivatet e tij. Nuk është përdorimi rastësor që jep probleme, thonë ekspertët, por përdorimi i vazhdueshëm akumulohet me substanca të tjera toksike.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X