Hemorragjia pas seksit ne shtatzani

0 0

Gjakderdhja e lehtë apo e rëndë që gruaja mund të ketë pas javës së 20 nuk është normale. Nëse ju ndodh atëhere duhet të vizitoheni tek një doktor gjinekolog menjëherë. Por mos u shqetësoni shumë pasi jo gjithjë ka rrezik. Mbase duhet të mos kryeni më marrëdhenie seksuale në mënyrë që të shmangni ndonjë tjetër hemoragji.

Çfarë  e shkakton gjakderdhjen pas seksit në shtatzani?

Gjakderdhja pas seksit në shtatzani ndodh për shkak se mitra është shumë e tendosur dhe e ndjeshme, si pasojë e rritjes së fluksit të furnizimit me gjak. Furnizimi me gjak në mitër rritet në mënyrë të konsiderueshme pothuajse menjëherë pas ngjizjes. Gjatë seksit në disa zona mund të ushtrohet më shumë presion duke shkaktuar një gjakderdhje të lehtë. Një arsye tjetër për gjakderdhjen pas kryerjes së marrëdhenieve seksuale në shtatzani është dhe dëmtimi i kapilarëve të gjakut. Për të plotësuar kërkesat e fetusit me oksigjen kapilarët e gjakut në vaginë e në mitër fryhen dhe bëhen shumë delikatë, dhe dëmtimi tyre mund të jetë një shkak tjetër për gjakderdhjen.

Kur duhet të shkoni për vizitë tek një doktor?

Për çdo shqetësim lidhur me gjakderdhjen duhet të vini menjëherë në dijeni doktorin tuaj. Ju duhet t’i shpjegoni atij natyrën, paraqitjen dhe sasinë e gjakderdhjes. Më poshtë janë disa simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni nëse shoqërojnë gjakderdhjen pas kryerjes së marrëdhënies seksuale.

· Dhimbje intensive në zonën abdominale;
· Gjakderdhje e herëpashershme;
· Nëse në shkarkimet vaginale vini re inde apo fije;
· Humbje ndjenjash apo marrje mendsh;
· Ethe.

Edhe nëse nuk keni asnjë nga këto simptoma ju duhet të flisni me mjekun rreth gjakderdhjes në mënyrë që të shmangni komplikacionet e mundshme.

Lexoni dhe: Seksi ne shtatzani, ne cilat raste evitohet? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X