Hematomat dhe rreziqet qe sjellin per shtatzanine

0 0

Keni vënë re prezencën e gjakut në zonën vaginale gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë? Në këtë rast mund të keni të bëni me hematomë, e cila është një kusht që me pak kujdes nuk e rrezikon fëmijën që keni brenda trupit tuaj.
Por çfarë janë hematomat?
Hematomat krijohen nga akumulimi i gjakut në zonën midis fetusit dhe plaçentës dhe në disa raste mund të shoqërohet ose jo me gjakderdhje. Në disa raste hematomat largohen vetë dhe gruaja gëzon një shtatzani të shëndetshme.
Është një problem që haset shpesh?
Zakonisht ndodh në 1% të shtatzanive, dhe në rreth 20% të gjakderdhjeve gjatë trimestrit të parë, shkaktar është pikërisht prezenca e hematomave.
Cilat janë simptomat?
Është shumë e vështirë të dallohen shenja nëse hematomat janë të vogla. Një simptomë tipike do të jetë pikërisht gjakderdhja gjatë trimestrit të parë. Ajo mund të diagnostikohet me anën e një ekografie edhe pse mund të mos ketë shfaqur simptoma të caktuara.
Cilat janë rreziqet?
Mbani mend se në më të shumtën e rasteve hematomat largohen vetë, megjithatë në rastet më të rënda ato mund të shkaktojnë një ndarje të plaçentës nga muri uterin, gjë e cila mund të provokojë abort ose lindje të parakohshme.
A duhet të shqetësohet gruaja shtatëzanë?
Është normale që ajo të ndihet në ankth, por në përgjithësi edhe pse mund të ketë hematoma në uterus, gruaja do të përjetojë një shtatzani të shëndetshme në vazhdim. Mbajtja nën kontroll me anën e ekografive do të jetë diçka tepër e rëndësishme.
Si diagnostikohet dhe trajtohet?
Pasi mjeku bën ekografinë, saktëson madhësinë dhe pozicionimin e saj në uterus. Krahas medikamentevetë caktuara që mjeku do të përshkruajë, duhet të bëni rregjim absolute shtrati si edhe të evitoni në mënyrë të plotë marrëdhëniet seksuale derisa hematoma të zhduket plotësisht.

Lexoni edhe: Pse femija mund te lind me shenje te kuqe ne fytyre?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X