Në të vërtetë prind i mirë fillon të jesh para se fëmija të vijë në jetë, dhe këtu nuk e kemi fjalën për ndërrimin e shtëpisë (tashmë keni marrë një me hapësirë më të madhe për të pritur në mënyrën e duhur fëmijën), as për veshjet e bukura që i keni blerë fëmijës që prisni të sillni në jetë, as për lodrat…në të vërtetë ajo që do t’ju bëjë të jeni prindër më të mirë është qartësimi i mendimeve në lidhje me këtë.
Çfarë do të thotë kjo?
Ju duhet të keni të qartë mënyrën si do të prisni fëmijën tuaj në shtëpi, mënyrën si do të organizoheni gjatë ditës dhe natës me qëllim që nevojat e të porsalindurit të plotësohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vendosni rregullat: Është shumë e rëndësishme që shumë rregulla të vendosen para se fëmija të vijë në jetë, dhe disa biseda të bëhen përpara gjithashtu.
Përse duhet të ndodhë kjo? Duhet të dini se në momentin që do të vijë në jetë fëmija do të futeni në rrjedhën e ditës dhe nuk do të keni kohë të vendosni rregulla. Në të vërtetë më pas diskutimet do të zhvillohen në varësi të asaj që ka ndodhur dhe nuk do të ketë “kohë” për të diskutuar në lidhje me rregullat e reja.
Bëni shpesh diçka ndryshe: Të bëni diçka ndryshe ndonjëherë nuk është dicka që ndikon negativisht në edukimin e fëmijës tuaj, megjithatë në përgjithësi duhet të jeni koherentë në lidhje me veprimet tuaja.
Respektoni mendimet e njëri-tjetrit: Kjo është shumë e rëndësishme. E dini se çfarë efekti negativ ka tek fëmija kundërshtimi i asaj që ka thënë tjetri?
Të qënit koherent ju bën mirë edhe juve: Ju duhet të keni shumë të qarta ato çfarë kërkoni nga fëmija dhe familja juaj, dhe nëse përpara keni një kapriçio të radhës do të dini menjëherë si të veproni.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu