Gruaja shkon te doktori me ‘helmim ushqimor’ por mëson se kishte kancer në zorrën e trashë

0 0

Diana Zepeda, nga Uashingtoni, thotë se fillimisht mendonte se dhimbjet e saj të stomakut ishin për shkak të një diete të varfër që ajo kishte ndjekur. Por një vizitë tek mjeku rezultoi në një diagnozë shumë të frikshme për 34-vjeçaren.

“Mendova se mund të haja gjithçka dhe të kisha stomak prej “çeliku”. Po përjetoja diçka që dukej si një helmim i rastësishëm nga ushqimet, por kjo po ndodhte shumë shpesh. Shumë gazra, dhimbje dhe diarre. Mendova se kisha një nga ato viruset e stomakut dhe e gjitha kjo do të zgjaste vetëm disa ditë. Mendova se mund ta rregulloja me dietë, mendova se ky ishte problemi im. Kështu që për një muaj të tërë konsumova fibra dhe hoqa dorë nga sheqernat, duke menduar se kjo ishte ajo për të cilën trupi im kishte nevojë”, ka treguar Diana.

Megjithatë, pasi kaluan rreth tre muaj, simptomat e gruas u përkeqësuan. Deri në janar 2017, Zepeda tha se po vuante nga diarre çdo ditë dhe madje pa t’i dilte gjak bashkë me jashtëqitjen, ka treguar ajo.

34-vjeçarja vendosi të takohej me një gastroenterolog, dhe testet treguan se Zepeda kishte E. Coli. Por antibiotikët për sëmundjen nuk ndihmuan.

“Së pari u qetësova pasi mendova se gjithçka mund të shërohej nëse merrja pesë ditë antibiotikë. Por kjo nuk ndodhi për fat të keq”, tregon ajo.

Shpejt një mjek i sugjeroi gruas të bënte një kolonoskopi. Por, gjatë përgatitjes së procedurës, ajo pësoi vjellje të rënda, dhimbje stomaku dhe përzierje. Për këtë arsye mjekët vendosën t’i bënin Dianës një sigmoidoskopi (një kolonoskopi e pjesshme). Në këtë moment ata bënë një zbulim tronditës: ekzistonte një tumor që bllokonte zorrës së trashë të gruas.

Mjekët diagnostikuan Dianën me kancerin e zorrës së trashë në fazën e katërt.

“Pas shokut dhe dyshimit që pata në fillim, mendimet e mia të para ishin: Çfarë bëra gabim për të pasur këtë sëmundje? “Sepse unë mendoj se të gjithë kujtojnë që kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje që prek të moshuarit”, ka thënë gruaja. “A erdhi e gjithë kjo për shkak të pijeve dhe ushqimeve në mikrovalë që kisha konsumuar në kolegj?”

Kanceri u përhap në mëlçinë e saj dhe Zepeda kaloi gjashtë muajt e ardhshëm duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe një seri operacionesh.

“Nuk kisha forcë për të ecur pothuajse një muaj të tërë. Qëndroja shtrirë gjithë ditën. Pjesa më e vështirë ishte padyshim kimio… Pas trajtimit të parë, unë isha gati të hiqja dorë. U ndieva e dëshpëruar dhe e vetmuar. Mendova se nuk mund ta bëja këtë për gjashtë muaj.”, ka thënë Diana.

Por ajo e bëri. Zepeda iu nënshtrua trajtimit të saj të fundit të enjten e kaluar.

“Unë kam qenë vërtet e shqetësuar në fillim, duke menduar se nuk mund t’ia dilja, por i gjithë ky tmerr përfundoi sot”, ka kujtuar ajo.

Edhe pse Zepeda do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër së shpejti, dhe do të duhen pak vite deri sa ajo të dalë zyrtarisht nga rreziku, Zepeda thotë se është e emocionuar që do t’i rikthehet jetës së saj.

“Më mungojnë vërtet udhëtimet dhe të qëndruarit me miqtë”, tregon ajo për PEOPLE.

Tani, Zepeda po ka treguar historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin se kanceri i zorrës së trashë ndodh edhe tek të rinjtë.

Sipas studiuesve njerëzit nën moshën 50 vjeç janë të paktën katër herë më shumë rrezik të diagnostikohen me kancer të zorrës së trashë sesa ishin në vitin 1990.

Lexo edhe: Qëndrimi ulur njësoj i dëmshëm si duhanpirja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X