Gruaja me dy mitra mban binjake, një në secilën

0 0

Rasti i një gruaje që zbuloi se ajo kishte dy mitra dhe ishte shtatzënë me nga një binjak në secilën prej tyre është konsideruar si “një në 50 milionë raste” nga mjekët.

Zbuloi se kishte dy mitra

Kelly Fairhurst, 28 vjeç, mësoi se kishte dy mitra, kur shkoi për të bërë skanimin e javës së 12. Asaj gjithashtu i thanë se mbante binjakë, një në secilën mitër.

“Binjakët mund të ishin identikë. Gjendja në vetvete është mjaft e rrallë, por ata vazhduan të më thoshin se ishte një shans një  50 milion për mua të krijoj binjakë në secilën mitër” tha ajo.

Fairhurst, tashmë ka dy vajza, të moshës tre dhe katër vjeç.

Lindja e binjakeve

“Me fëmijën tim të dytë ata thanë se mund të kem një problem me mitrën në formë zemre, që do të thotë se nuk është formuar plotësisht. Kështu që kur shkova për këtë skanim, u befasova shumë.

“Unë thjesht mendova: O Zot, kjo është befasuese. Kjo të bën të ndihesh jashtëzakonisht mirënjohëse që të ka ndodhur ty dhe duhet të sjellësh në jetë dy bebe të mahnitshme.”

Mjekët i kanë thënë Fairhurst, e cila jeton në Braintree, Essex, se ajo mund të ketë dy lindje të veçanta dhe plani është që ajo të lindë të dyja foshnjat me anë të operacionit cezarian.

Prof Asma Khalil, një eksperte në obstetrikë në spitalin e Shën Gjergjit në Londër, tha që kjo gjendje e mitrës ishte shumë e rrallë. “Shumë gra që kanë anomali në mitër nuk e dinë,” tha Khalil. Ajo shtoi se kjo ishte edhe rasti me gratë që kishin lindur foshnje sepse forma e mitrës ndryshoi gjatë shtatzanisë dhe kështu gjendja mund të mos vihej re në skanime.

Khalil tha se ishte e mundur që Fairhurst të mbante binjakë identikë, secili duke u zhvilluar në një mitër të veçantë. “Mund të ndodhë. Veza dhe sperma, në një fazë shumë të hershme ndahen në dy, kështu që varet se cila vezë bashkëngjitet në secilën mitër. “






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X