Gripi gjatë shtatzanisë

0 0

A është gripi më i rrezikshëm për gratë shtatzëna?

Sistemi imunitar është më i dobët kur jeni shtatzënë, kështu që ju jeni më shumë të prekshme nga sëmundjet në përgjithësi. Dhe gripi mund të bëhet serioz shumë shpejt gjatë shtatzanisë dhe të komplikohet nga infeksionet si pneumonia.

Gratë shtatzëna me grip gjithashtu kanë një shans më të madh për të ndeshur probleme serioze gjatë zhvillimittë fëmijës së tyre të palindur, përfshirë lindjen e parakohshme.

Sigurisht, jo çdo rast i gripit në shtatzëni do të ketë pasoja të rënda, por statistikisht gjasat janë më të mëdha gjatë kësaj periudhe.

Çilat janë simptomat që duhet të vëreni?

Gripi zakonisht fillon me ethe, dhimbje dhe lodhje, e pasuar nga simptomat e të ftohtit, të tilla si hundët e bllokuara, teshtima, dhimbje fyti, kollë dhe të dridhura. Ju mund të keni diarre ose të vjella.

Merrni menjëherë ndihmë urgjente mjekësore nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma:

  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Mukus i përgjakshëm;
  • Dhimbje ose presion në gjoks ose bark;
  • Dhimbje të papritura;
  • Vjellje të forta ose të vazhdueshme;
  • Nuk e ndjeni fëmijën të lëvizë shumë;
  • Temperaturë e lartë që nuk i përgjigjet ilaçeve për t’u ulur;

Çfarë duhet të bëj nëse më duket sikur po më kap gripi?

Nëse sëmureni me simptoma të ngjashme me gripin, qëndroni në shtëpi, kufizoni kontaktin me të tjerët dhe konsultohuni me mjekun. Mjeku do të përcaktojë nëse keni nevojë të shkoni për testim ose trajtim.

Nëse keni kontakt të ngushtë me dikë që është prekur nga gripi, pyesni mjekun nëse ju nevojitet trajtim për të zvogëluar shanset që ta merrni edhe ju sëmundjen. Mbani mend se gripi mund të ngjitet para se i sëmuri të shfaqë simptoma dhe deri një javë pasi simptomat janë larguar.

Si duhet ta trajtoj gripin kur jam shtatzanë?

  • Trajtoni temperaturën menjëherë me ilaçe që mjeku jua lejon t’i merrni në shtatzani;
  • Pini shumë lëngje;
  • Doktori juaj do të vendosë nëse keni nevojë për barna antivirale.

Si mund ta shmang gripin?

  • Bëni vaksinën antigrip që në vjeshtë;
  • Lani duart shpesh, para dhe pas ngrënies, pasi teshtini, pasi shkoni në tualet;
  • Mos u kollitni ose teshtini pa shami në dorë;
  • Mos prekni sytë, hundën ose gojën;
  • Viruset dhe bakteret mund të jetojnë dy deri në tetë orë në sipërfaqe të forta. Rregullisht fshijini sipërfaqet në shtëpi të tilla si lodra, tavolina, doreza, telefona etj;
  • Largohuni nga njerëzit që janë të sëmurë, duke përfshirë edhe të afërmit në shtëpinë tuaj;
  • Nëse dikush në familjen tuaj ka grip, mjeku mund t’ju këshillojë që të merrni një mjekim antiviral.

Lexo edhe: A mund te marr ibuprofen ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X