Grindjet me familjarët dëmtojnë shëndetin më shumë se sherret me partnerin

0 0

Marrëdhëniet e tensionuara me anëtarët e afërt të familjes, siç janë motrat dhe prindërit, janë më të dëmshme sesa mosmarrëveshjet me partnerin tuaj. Grindjet e shumt në familje nuk janë të këqija vetëm për marrëdhëniet, por edhe për vetë shëndetin. Dhe pasojat gjithashtu mund të jenë mjaft serioze.

20 vjet studim

Marrëdhëniet e vështira me të afërmit mund të dëmtojnë më shumë sesa mosmarrëveshjet me partnerin tuaj. Kjo konfirmohet nga të dhënat nga një hulumtim i qendrës mjekësore Jugperëndimore, botuar në Gazetën e psikologjisë familjare.

Dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, stres dhe depresion, deri në shfaqje më serioze të pasojave si psh: goditja në tru: këto janë sëmundjet më të shpeshta si rrjedhojë e tensioneve të shpeshta familjare. “Ne zbuluam – shpjegon Sarah B. Woods, autore e studimit – se klima emocionale e familjes kishte një efekt të madh në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë zhvillimin ose përkeqësimin e sëmundjeve kronike siç janë goditja në kokë dhe dhimbja e kokës. Përkundër hulumtimeve të mëparshme, të cilat zbuluan se marrëdhëniet intime kishin një efekt të fortë në shëndetin fizik, ne nuk morëm të njëjtat rezultate”.

Tensionet në familje: dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe goditje në tru

Studiuesit analizuan të dhënat e 2,802 pjesëmarrësve në një studim, Zhvillimi Midlife në SH.B.A., i kryer te të rriturit midis 1995 dhe 2014. Të dhënat u grumbulluan në tre cikle kohore: ndërmjet 1995 dhe 1996, midis 2004 dhe 2006 dhe ndërmjet 2013 dhe 2014. Grupi u mor në pyetje në lidhje me marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet me partnerin. Shëndeti i pjesëmarrësve u ekzaminua, duke zbuluar probleme të tilla si dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe goditje në tru, në 12 muajt paraprakë të mbledhjes së të dhënave (për secilin cikël kohor). Studimi zbuloi se diskutimet familjare ishin të lidhura me sëmundje kronike 10 vjet më vonë gjatë raundit të dytë dhe të tretë të zbulimit. Përkundër pritshmërive, nuk ka pasur efekte domethënëse të tensioneve me partnerin në shëndet.

Një kuriozitet

Autorët e studimit u befasuan nga rezultatet që nuk treguan efekte shëndetësore të marrëdhënieve me partnerët. “Kjo mund të ndodhë për faktin se marrëdhënie të tilla mund të prishen, ndërsa marrëdhëniet me anëtarët e familjes janë përgjithmonë “. shpjegon autorja e studimit Sarah B. Woods.

Lexo edhe: Ata që kanë motër /vëlla janë më të mbrojtur nga konfliktet familjare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X