Gratë shtatzëna që marrin paracetamol rrezikojnë të lindin fëmijë me këto probleme

Gratë që marrin paracetamol ndërsa janë shtatzëna  rrezikojnë të kenë fëmijë me probleme në sjellje, thotë një studim.




0 0

Shkencëtarët gjetën një lidhje midis nënave shtatzëna që përdorin qetësuesin dhe të vegjëit e tyre hiperaktivë dhe me probleme emocionale.

Paracetamoli është qetësuesi më i popullarizuar në botë dhe është i vetmi që konsiderohet i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë. Por ka hulumtime që e lidhin pirjen e këtij qetësuesi me astmën, infertilitetin dhe autizmin.

Në hulumtimin e fundit, të kryer nga Universiteti i Bristol, shkencëtarët ekzaminuan të dhëna nga 14,000 fëmijë midis moshës gjashtë muaj dhe 11 vjeç.

Duke përdorur pyetësorin dhe informacionin shkollor nga studimi ‘Fëmijët e viteve ’90 të Bristol, studiuesit analizuan rezultatet e kujtesës së vogëlushëve, IQ, testet e temperamentit dhe sjelljes. Kjo u krahasua me të dhënat që tregojnë se sa shpesh nënat e tyre kishin marrë paracetamol midis 18 dhe 32 javëve të shtatzënisë.

Studimi gjeti një lidhje shkakësore midis marrjes së paracetamolit dhe problemeve të sjelljes tek fëmijët përfshirë hiperaktivitetin dhe çrregullimin e deficitit të vëmendjes.

Efektet ishin më të forta kur fëmijët ishin tre vjeç.

Djemtë dukeshin se ishin më të ndjeshëm se vajzat ndaj efekteve të mundshme të ilaçit, tha revista Pediatrike dhe Perinatal Epidemiology.

Studimi paralajmëroi gratë shtatzëna që të përdorin vetëm dozën më të ulët të mundshme të paracetamolit për një kohë sa më të shkurtër.

Më shumë kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar shkakun. Deri tani  paracetamoli mbetet i sigurt për përdorim në trajtimin e dhimbjeve të buta deri të moderuara te gratë gjatë shtatëzënësisë dhe gjidhënies.

Lexo edhe: Paracetamol në shtatzani? Nëse do të abuzoni rrezikoni të lindni fëmijë me çrregullime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X