Gratë kanë frikë t’u thonë pronarëve se janë shtatzëna

0 0

Të jesh një nënë që punon nuk është dhe aq ide e bukur. Kjo sidomos për shkak se mëmësia dhe shtatzënia shihen si një pengesë dhe kanë rrezik të prishin marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Një raport i fundit nga “Modern Family Index” ka nxjerrë në pah këtë problem, të cilit i referohet si “ndëshkimi i amësisë” dhe efektet e dëmshme që ky fenomen ka tek gratë.

Një grua shtatzënë mund të punojë normalisht për një biznes. Madje shumë nga punonjësit e anketuar mendonin se nënat janë dëgjuese shumë më të mira sesa punonjësit e tjerë të punës, duke përfshirë edhe baballarët.

51 për qind e të anketuarve mendonin se nënat reagojnë më qetë ndaj krizave; 47 për qind mendonin se ato janë më diplomatike dhe 44 për qind thanë se nënat punojnë më mirë brenda një grupi.

Dhe kushdo që njeh një nënë do të tregojë se ato janë “mjeshtre” sa i përket balancimit të një sërë detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë, prandaj ndërlikimi i projekteve të punës vjen natyrshëm tek nënat. Pra, nuk është shumë e habitshme që shumica mendojnë se nënat janë më të mira në menaxhimin e situatave dhe në menaxhimin e kohës në vendet e punës.

Por në të gjitha këto gjëra të mira ka edhe diçka që nuk shkon, kjo pasi nënat që punojnë hasin shumë probleme në rrugën e tyre, ndonëse shtatzënia apo fëmija nuk i pengon ato të bëjnë punën siç duhet.

Kështu 82 përqind e nënave që punonin kanë deklaruar se fakti që janë nëna i pengon ato të bëhen lidere në punë, ose për të fituar një pozicion udhëheqës.

Kjo për shkak se gratë paragjykohen ndërsa janë duke u bërë nëna ose nëse janë tashmë të tilla nuk do ta bëjnë punën siç duhet. Për këtë arsye shumë nëna të reja kanë frikë t’i thonë pronarit/pronares se janë shtatzëna. Numri i grave që thanë se ishin të shqetësuara nëse duhet apo jo t’i tregonin shefit se ishin shtatzëna afërsisht u dyfishua nga 12 për qind në 21 për qind.

Gjetja e kohës së duhur për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm në vendin e punës dhe mënyra më e mirë për ta hapur këtë bisedë mund të jetë e vështirë. Por nëse keni një planifikim të menduar mirë do t’ju ndihmojë ta njoftoni shefin tuaj para, në mënyrë që kur t’i thoni që jeni shtatzënë të mos i tingëllojë e çuditshme.

Gjithashtu përpiquni të punoni në një kompani që vlerëson edhe nënat që punojnë, nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk është kompania e duhur për ju.

Lexo edhe: 5 këshilla si ta bëni më të lehtë rikthimin në punë pas lindjes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X