Gjumi te bebet, 9 keshilla per te perballuar regresionin e muajit te 4-t

0 0

Zakonisht nga muaji i 4-t fëmija fillon të ketë një gjumë jo të qetë gjatë ditës si edhe gjatë natës, gjë e cila shpesh na çon t’ja vendosim “fajin” kolikave apo daljes së dhëmbëve. Por, në të vërtetë nuk është përgjegjës asnjëra prej tyre. Kjo ndodh pasi fëmija në muajin e katërt pëson një regresion, gjatë së cilit ritmet e fëmijës ndryshojnë në mënyrë të papritur dhe të përhershme.
Para muajit të 4-t gjumi i fëmijës ishte tipik për moshën e tij, pa pasur ende një ritëm të veçantë, dhe pa e bërë ciklin e gjumit sit ë rriturit (nga gjendja e zgjuar në atë të gjumit të lehtë, dhe nga gjumi i lehtë në gjumin e thellë), por duke kaluar në mënyrë direkte në gjumin e thellë.
Rreth muajit të 4-t truri i fëmijës maturohet duke bërë që të ndryshojnë edhe skemat e gjumit. Nga ky moment fëmija do të bëjë cikle më të shkurta gjumi gjatë ditës dhe mund të zgjohet më shpesh gjatë natës, duke dashur të përkëdhelet derisa të bjerë sërish në gjumë, gjë e cila do të jetë e lodhshme për prindërit.
Regresioni i gjumit të fëmijës është një periudhë shumë e vështirë, e cila do të përballohet në mënyrën e duhur nëse ndiqni disa këshilla, prej të cilave ju mund të praktikoni atë që ju duket më e përshtatshmja për fëmijën tuaj:
1- E ndihmoni fëmijën të flejë ashtu siç keni bërë gjithmonë

Kjo nënkupton që jut ë vazhdoni ta tundni nëse deri tani e keni tundur për ta vënë në gjumë, apo të vazhdoni t’i jepni gji nëse keni bërë këtë.
2- Tundeni ose i ofroni çuçon, apo të dyja njëkohësisht
Nëse deri tani nuk e keni bërë këtë për ta vënë në gjumë fëmijën, do të ishte një ide e mirë të provonit ta bënit.
3- I ofroni “gjirin e natës së mirë”
Quhet kështu momenti që do t’i jepet gji fëmijës midis orës 22:30 dhe 23:00, apo kurdo qoftë që ju të shkoni në shtrat për të fjetur. Edhe nëse fëmija është në gjumë duhet të zgjohet dhe t’i jepet gji. Bebet kanë vetëm një cikël të gjatë gjumi gjatë 24 orëve, dhe për këtë arsye do të ishte mirë të ishte ai i orës 23:00-07:00.
4- Nëse keni një kosh (pjesa e sipërme e karrocës që është e shtrirë) mund ta tundni atje
Zakonisht fëmijët e kanë më të lehtë të flenë duke u tundur, dhe kjo do të rezultojë e vështirë të bëhet në krevat (nëse ai nuk ka opsionin e tundjes). Për këtë arsye ju mund ta vendosni në kosh dhe ta tundni atje, por kujdes! Më pas duhet të vendoset në krevatin e tij sepse fëmija në kosh duhet të qëndrojë vetëm nën kontrollin e një personi të rritur, dhe ju këtë gjë gjatë natës nuk mund t’ja ofroni vazhdimisht.
5- Respektoni orën biologjike të fëmijës
Ashtu si edhe ne të rriturit kemi momentet që na vjen shumë gjumë (zakonisht pas darkës dhe pas orës 21:00) edhe fëmija ka orën e tij biologjike, e cila duhet respektuar. Ju duhet ta vendosni atë të flejë sa herë që e shikoni se ka nevojë, dhe kryesisht fëmija në këtë moshë ka nevojë për gjumë në tre momente gjatë 24 orëve: në mëngjes pasi është ndërruar dhe ushqyer, pas drekës si edhe në pasditen e vonë.
6- Vendosni një rutinë dhe përdorni dhomën e gjumit
Nga muaji i 4-t fëmija është në gjendje ta njohë dhomën dhe krevatin e tij si vendin ku do të flihet gjumë. Për këtë arsye ju nuk duhet të prisni që fëmija të flejë në divan, në sediljen e makinës, karrocë etj. Dhe më e rëndësishmja është që fëmija të vendoset për të fjetur gjithmonë në të njëjtin orar.
7- Dërgojeni herët në shtrat
Çdo cikël gjumi i fëmijës ka funksionin e tij, për shembull gjumi i mëngjesit freskon mendjen e fëmijës, ndërsa ai i pasdites ka përfitime në rritjen dhe zhvillimin fizik. Por, është vetëm momenti i gjumit para mesnatës që e bën fëmijën të marri benefitet e hormonit të rritjes, dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që fëmija të flerë sa më shumë të jetë e mundur gjatë natës, duke mos u dërguar vonë në shtrat.
8- Kush e vë në gjumë?
Fëmijët që janë mësuar të vendosen në gjumë nga dikush zgjohen më shpesh gjatë natës krahasuar me ata që flenë në mënyrë spontane. Kjo ndodh sepse gjumi përbëhet nga disa cikle të cilat zgjasin 45-60 minuta secili. Secili cikël është i përbërë nga 4 faza të cilat pasohen nga REM. Nëse fëmija do të ketë aftësi të mira për të rënë sërish në gjumë, këto faza do të jenë gati të padukshme. Por, nëse fëmija zgjohet, do të dojë të flejë sërish në mënyrën që ka fjetur më parë, dhe kjo tregon se nëse e keni tundur në krahë duhet të bëni të njëjtën gjë, nëse ka fjetur duke i vendosur çuçon duhet të ndodhi sërish e njëjta gjë e me rradhë.
9- Kërkoni ndihmë
Nëse e ndieni se jeni tepër të lodhura mund të kërkoni ndihmë tek të afërmit apo bashkëshorti juaj, sepse që fëmija të ndihet i qetë është shumë e rëndësishme që edhe nëna të ndihet e qetë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X