Gjuha e lidhur tek fëmijët (ANKYLOGLOSSIA) – Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimit

0 0

A e ka fëmija juaj të vështirë për të folur fjalë të thjeshta? A e ka të vështirë të prekë ne majën e gjuhës së tij dhëmbët e sipërm apo ta lëvizë gjuhën anash? Ndoshta ju mund ta keni anashkaluar por foshnja juaj mund të vuajë nga gjuha e lidhur?

Çfarë është ANKYLOGLOSSIA (gjuha e lidhur tek të vegjlit)?

Gjuha e lidhur (apo peri nën gjuhë siç njihet në gjuhën e popullit), e njohur ndryshe edhe si ankiloglosia, është një problem i lindur që kufizon mundësitë e lëvizjes së gjuhës. Frenulumi gjuhësor, një grup i trashë dhe i shkurtër i indeve, e lidh pjesën e poshtme të gjuhës me pjesën e poshtme të gojës. Si rezultat, fëmija juaj e ka të vështirë të lëvizë gjuhën e tij, të flasë, të hajë por edhe të gëlltisë. Pra, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore sapo të zbuloni se I vogli juaj vuan nga kjo gjendje.

Shkaqet:

Normalisht, frenulumi gjuhësor shkëputet para lindjes duke e lejuar të voglin që ta lëvizë gjuhën lirshëm. Por në mesin e të vegjëlve, frenulumi gjuhësor qëndron i ngjitur me gjuhën dhe kufizon lëvizjet e lira të saj. Pra, prania e frenulumit gjuhësor që lidh majën e gjuhës me pjesën e poshtme të gojës, është shkaku i lidhjes së gjuhës tek të vegjlit.

Shenjat e lidhjes së gjuhës tek të vegjlit:

  • Vështirësi në ngritjen e gjuhës.
  • Vështirësi në lëvizjen e gjuhës nga njëra anë në tjetrën brenda gojës.
  • Gjuha shfaqet në formë zemre ose si e prerë në momentin kur fëmija përpiqet që ta ngrejë atë.
  • Vështirësi në fërkimin e gjuhës përgjatë dhëmbëve të poshtëm.
  • Vështirësi në ngrënie dhe gëlltitje të ushqimit.
  • Peshë e vogël ose humbje peshe.
  • Vështirësi në të folur, fëmija belbëzon shumë.
  • Vështirësi në arritjen e dhëmbëve. (2)

Diagnostifikimi i gjuhës së lidhur tek të vegjlit:

Mjekët diagnostikojnë praninë e frenulumit gjuhësor ose lidhjen e gjuhës tek të vegjlit gjatë një ekzaminimi të përgjithshëm fizik. Nganjëherë, mjekët mund të përdorin mjete për shfaqjen e disa aspekteve të rëndësishme të gjuhës, pamjen e saj dhe aftësinë e saj për të bërë lëvizje. Pasi doktori juaj konfirmon se kemi të bëjmë me një gjuhë të lidhur, ai ju sugjeron trajtimin e duhur mjekësor për ta trajtuar këtë problem shpejt dhe në mënyrë efektive.

Si bëhet trajtimi?

Në raste të caktuara të gjuhës së lidhur tek të vegjlit, frenuli gjuhësor lëshohet pas një periudhe kohore dhe gjuha shkëputet nga pjesa e poshtme. Në raste të tjera, gjendja mund të vazhdojë dhe të shkaktojë probleme dhe siklet për të vegjlit dhe në të tilla raste duhet kirurgjia.

Ka dy raste kirurgjish:

  1. Frenektomi, një procedurë ku një mjek ose kirurgj kryen operacionin me ose pa anestezi. Kirurgu shqyrton frenulumin gjuhësor dhe me ndihmën e gërshërëve sterilizues e “çliron” gjuhën. Frenektomia është një trajtim i shpejtë që shkakton një siklet minimal tek të vegjlit, dhe rrallë herë ka komplikime.
  2. Frenuloplastia, një trajtim i gjerë kirurgjik që kryen një kirurg nëse frenulumi gjuhësor është mjaft i trashë dhe i pamundur për t’u trajtur me frenektomi tek të vegjlit. Kirurgjia e gjerë kërkon anestezi të përgjithshme dhe mjete kirurgjikale. Pas frenuloplastisë, kirurgu mbyll plagën me ndihmën e qimeve të absorbimit në gjuhët e foshnjës që të shërohen. Komplikimet e mundshme që mund të vijnë pas operacionit me frenuloplastik janë infeksionet, gjakderdhjet dhe dëmtimet e gjëndrave të pështymës dhe gjuhës. Në rast të një procedure të gjerë kirurgjikale, fëmija mund të vuajë nga dhëmbët dhe të reagojë ndaj anestezisë. Pas frenuloplastisë, mjekët mund të rekomandojë ushtrime të caktuara gjuhësore për të përmirësuar lëvizjet e gjuhës, të folurën dhe për të minimizuar efektin që do të ketë tek dhëmbët.

Lexo edhe: Gjuha e bardhe tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X