Gjithmone kam menduar se te kesh nje femije…

0 0

Gjithmonë kam menduar se nuk kishte asgjë të vërtetë në fjalët e prindërve, nuk besoja asnjëherë se kishte dicka të vërtetë në shprehjen “ preferoj të kaloj fundjavën në shtëpi me fëmijët e mi”, gjithmonë mendoja se ajo nënë e thoshte këtë shprehje për të fshehur “dhimbjen” që ajo ndiente pasi ishte shkëputur nga jeta e saj e mëparshme. Mendoja se asaj i mungonte e dala me shoqet, pirja e një gote verë në mbrëmje në një bar të këndshëm, apo gjithcka tjetër që ajo bënte më parë. Por pasi u bëra prind e kuptova që nuk kishte asgjë më të vërtetë se ajo shprehje. E kuptova që nuk kishte më rëndësi të isha e para që do të prenotoja një vend në lokalin e ri që do të hapej në qytet, tani gjithcka kishte një kuptim tjetër.

E dini se edhe tani që jam bërë nënë shkoj për të ngrënë darkë në restorantin ne preferuar? E dini se edhe tani bëjmë shoping, bëjmë selfie, vesh rroba të bukura dhe elegante edhe pse shpesh në to mund të vihet re nga ju një njollë qumështi të cilën unë nuk e kam vënë re ndërsa dilja nga shtëpia? Sigurisht që të gjitha këto tani i bëjmë bashkë me fëmijën tonë, i cili nuk na ka privuar asnjë cast t’i rikthehem jetës që kishim më parë, edhe pse mund të jemi më të kufizuar në oraret e mbrëmjes.

Shpesh edhe në nënat takohemi me shoqet tona sin ë “kohët e vjetra” edhe pse kontrollojmë 100 herë telefonin që kemi në tavolinë.

Jemi nëna por jemi ende edhe gra, dhe si të tilla kemi nevojë të jetojmë dhe trajtohemi! Jemi në gjendje të kuptojmë kur fëmija jonë nuk është mirë dhe për cfarë ka nevojë, madje ndonjëherë jemi në gjendje ta bëjmë këtë edhe më mirë se mjeku.

Që kur jam bërë nënë kam kuptuar se jeta merr kuptimin që t’i do t’i japësh, dhe madje kam kuptuar se nuk i jep fund lumturisë dhe dashurisë në familje disa ditë pushime të anulluara për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijës, madje këtu fillon dashuria!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X