Gjithcka per nje vaksinim me te sigurt

0 0

A është vaksinimi gjithnjë i nevojshëm?
Vaksinat janë një mjet parandalimi i thjeshtë, por të mrekullueshёm pёr tё ndërtuar mbrojtjen imunitare. Ato imitojnë natyrën, por pa provokuar dëmet e sёmundjeve! Me anё tё vaksinave tё marra njëherë ose disa herë gjatё jetës, si rezultat i memories imunitare, krijohet njё mbrojtje afatgjatё dhe pa pasojat, ndonjëherë shkatërruese të sëmundjeve. Vaksinat luftojnë sëmundjet infektive mjaft të rrezikshme për të cilat nuk ekziston një kurë, ose nëse ekziston, kjo nuk është gjithmonë e efektshme, si edhe disa sëmundje që mund të bëhen shkak ndёrlikimesh të rënda.
Kur duhet të merren?
Vaksinat rekomandohen të bëhen mbasi fëmija të ketë mbushur 2 muajt e parë te jetës. Por mosha e parashikuar për dozën e parë dhe për të tjerat që vijnë më pas, ndryshon sipas tipit të vaksinës, nёse kjo e fundit do tё jetё e detyrueshme apo e këshillueshme.
Vaksinimi i sigurtë
Sot vaksinat pregatiten në mënyrë gjithnjë e më të sofistikuar. Pra, janë më të sigurta dhe japin më pak efekte anësore. Shpesh janë vaksina të kombinuara, d.m.th, që gjenden disa vaksina në të njëjtin flakon. Në këtë mënyrë janë të nevojshme më pak injeksione, me një kursim kohe dhe sidomos stresi si pёr fëmijën, ashtu edhe pёr juve.
Kundër-efektet
Megjithёse vaksinat janё tё sigurta pёr shumicёn e fёmijёve, ekzistojnё edhe situata në të cilat vaksinimi mund të jetë i pakëshillueshёm përkohësisht apo përgjithmonë. Kemi tё bёjmё me kundër-efekte tё pёrkohëshme, kur verifikohen situata kalimtare, që nuk e lejojnë vaksinimin vetëm gjatё periudhës nё tё cilёn janё tё pranishme.
Vaksinimi duhet të shtyhet kur:
• fëmija ka sëmundje akute me temperaturë të lartë;
• nëse fëmija është duke marrë ilaçe që veprojnë në sistemin imunitar si kortizoni, në dozë të lartë;
Përfundimisht nuk këshillohet, që fëmija të bëjë vaksinën kur:
• ka pasur reaksion të rëndë nga vaksinimet e mëparshme;
• është i prekur nga sëmundje nervore në zhvillim;
• ka alergji ndaj disa antibiotikëve si streptomicina dhe neomicina (nëse ndodhen në përmbajtjen e antibiotikut).
Nëse fëmija është i prekur nga sëmundje si leuçemia, tumor apo AIDS, gjendja duhet vlerësuar sipas rastit. Ka edhe situata që në realitet, nuk paraqesin kunderefekte, por kërkojnë disa pёrkujdesje. Prandaj duhet të vini në dijeni pediatrin:
• nëse fëmija ka pasur temperaturë të lartë gjatё marrjes sё dozёs sё mёparshme tё sё njëjtës vaksinë;
• nëse ka qarë shumë dhe ishte i pangushёllueshёm;
• nëse fëmija ka pasur dridhje nga temperatura e lartë;
• nëse para pak kohe i janё dhënë imunoglobulina.
Si të gjitha ilaçet edhe vaksinat mund tё krijojnë efekte të padëshirueshme, por këto në pjesën më të madhe të rasteve, janë të lehta e kalimtare. Përgjithësisht konsistojnё nё temperaturë të lartë dhe enjtje nё pikёn e futjes se gjilperes (shpimit). Këto efekte, mund të trajtohen dhe të parandalohen mjaft lehtë me ilaçe kundra enjtjes dhe temperaturës. Raste të rёnda dhe më serioze ndeshen vetёm mjaft rrallë, përkatësisht një rast në mijëra ose miliona doza të marra. Në disa vende, sidomos në ato në zhvillim, mund të jenë akoma të përhapura sëmundje infektive që per shembull në Itali janë zhdukur me kohë. Para se të niseni pёr në këto vende, është gjithmonë e domosdoshme t’i drejtoheni në kohën e duhur (të paktën një muaj më parë) pediatrit, për të ditur nëse është e nevojshme tё bëni vaksina të tjera dhe për t’u informuar pёr masat parandaluese, që mund t´ju ndihmojnë të udhëtoni më të qetë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve si për femijën, ashtu edhe për ju.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X