Gjinekologia Dr. Kozeta Rama tregon si t’i hiqni dyshimet për çrregullimet e fetusit në shtatzani.

0 0

Gjinekologia Dr. Kozeta Rama ka treguar se Testi Nifty është një nga testet më të sakta dhe gjithmonë e rekomandon për rastet kur ka dyshime të çrregullimeve të fetusit në shtatzani

Doktoresha shpjegon se Nifty është test për detektimin gjenetik të anomalive kromozomale. “Është test jo invaziv (që merret vetëm gjaku i shtatzënës), me të cilat bëhet detektimi i problematikave dhe anomalive kromozomale”, thotë ajo.

Gjinekologia tregon se testin e rekomandon nga java e 10 e shtatzanise. “Nga java e 10 e shtatzanisë kryesisht aplikohet testi NIFTY, kurse për moshat mbi 35 vjeçare rekomandohet domosdoshmërisht të bëhet testi, si dhe te anamnezat familjare (psh: amiljarët që kanë sëmundje të trashëguara). Në mënyrë të detyrueshme këtë analizë e rekomandoj në rastet kur kemi rezultatet e double dhe triple testit të dyshimtë”, ka deklaruar mjekja Rama

Mjekja tregon se Nifty detekton Sindromin Down, aneuploditë kromozomale, Sindromin Patau dhe Edwards, sindromet e lidhura me mikrodelecionet dhe duplikacionet “Ndjeshmëria ose saktësia e testit është mbi 99%. Tani për tani është një nga testet më të sakta”, ka deklaruar doktoresha.

Mjekja thotë se e bën selektimin maksimal të rekomandimit për NIFT test dhe zakonisht i rekomandon Nifty tek te gjitha moshat por padiskutim edhe rastet e dyshimta kryesisht pasi double dhe triple test kanë dalë me risk të lartë.

Në fund gjinekologia ka treguar se ne shumicën e  rasteve testi ka ndihmuar në identifikimin e diagnozës pas dyshimeve që kanë rezultuar nga double apo triple testet.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X