Disa foto e video të ditëve më parë ku moderatorja nga Kosova Elita Rudi dukej me barku ne rrumbullakosur ngritën dyshimet se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Në fakt, aludimi ka rezultuar i vërtetë dhe dje, në një organizim mjaft të bukur, çifti i dashur i shoëbizit Gjiko dhe Elita kanë zbuluar për publikun gjininë e bebit të tyre.
Në videon që kanë publikuar të dy në rrjetet sociale ata shihen duke bërë trendin e njohur, duke hapur hutinë nga e cila dolën tullumbacet ngjyrë rozë, duke lajmëruar kështu për ardhjen e një vajze në familjen e tyre.
“Jemi shumë të lumtur që fëmijës tonë po i shtohet një vajzë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita në përshkrimin krahas videos teksa gjithë familja duket shumë e lumtur nga ky lajm.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu