Gjidhenia, bejeni ate te funksionoje sipas konferences se iLactacion

0 0

Zakonisht proçesi i ushqyerjes me gji fillon në mënyrën e gabuar, dhe për pasojë nëna mund të hasë probleme edhe në ditët në vazhdim. Për ta bërë këtë proçes në mënyrën e duhur, ju kemi sjellë disa informacione nga ekspertët e laktacionit, informacione të cilat stafi i “PERNENAT” i ka përfituar nga pjesëmarrja në konferencën e laktacionit të zhvilluar nga kompania spanjolle “iLactacion”.
1. Gjithcka fillon menjëherë pas lindjes, që në sekondat e para kur bebi ka dalë nga barku i nënës. Ai duhet të vendoset menjëherë mbi barkun e nënës, ndërkohë që kërthiza nuk i është prerë ende. Në këtë moment bebi duhet të lihet i lirë të shkojë vetë drejt gjirit, dhe nëse nuk e bën këtë brenda disa minutave (rreth 11 minuta) duhet të ndihmohet nga stafi mjekësor që ka asistuar në lindje. Ky është kontakti i parë lëkurë me lëkurë midis fëmijës dhe nënës, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për një ushqyerje sa më të mirë me gji.
2. Gjatë gjidhënies në javët e para pas lindjes, nëna duhet të qëndrojë e zhveshur, pra pa recipeta dhe bluzë në mënyrë që fëmija të ndiejë dhe prekë sa më shumë lëkurën e saj.
3. Në momentin që nëna do të jetë duke ushqyer me gji nuk duhet të qëndrojë shtrirë, por gjysëm shtrirë dhe fëmija në një pozicion të tillë që i përket këndit 45 gradë, pra jo shtrirë në krahun e saj. Ky është një pozicion që do të ndihmojë në ushqyerjen e gji edhe nënat që kanë sjellë në jetë fëmijën me anën e një operacioni çezarian.
4. Gjatë ushqyerjes me gji nëna mund ta vendosë fëmijën sipër barkut të saj, sërish duke marrë një kënd 45 gradë, dhe më pas ta bëj fëmijën të kapë thithin. Ky pozicion do ta ndihmoj shumë nënën pavarësisht mënyrës së lindjes.
5. Në momentin që fëmija është duke kapur gjirin duhet të siguroheni që të fusë në gojë thithin bashkë me areolën, si edhe që pjesa më e madhe e areolës të jetë sipër gojës së tij.
6. Është shumë e rëndësishme që gjatë ushqyerjes me gji fëmija të marrë stimuj nga nëna, me anën e prekjeve të vazhdueshme si edhe përkëdheljeve. Në këtë mënyrë bebi do të pij më tepër.
7. E dini se prodhimi i qumështit të gjirit do të ndikohet edhe nga lëvizja e fëmijës? Pra sa më shumë të lëvizin duart e tij aq më efektiv do të jetë prodhimi i qumështit, pra duart e tij duhet të jenë të lira për të lëvizur. Kjo ndodh pasi gjatë prekjes së gjirit nga ana e fëmijës trupi i nënës do të prodhojë më tepër oksitocinë.
8. Gjatë gjithë ditës fëmija mund të pijë deri në 8-12 herë në ditë, dhe mund t’i duhen rreth 10-20 minuta për të boshatisur secilin gji, por ai mund të qëndrojë edhe më tepër. Ushqyerja e bebes duhet të bëhet pa orar.

Lexo dhe:Gjidhënia, eksperienca me secilin fëmijë është e ndryshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X