Gjethe lakre për ta bërë më të lehtë ushqyerjen me gji

Pas lindjes, një grua zakonisht shqetësohet për ushqyerjen me gji. Si nënë e re, ju do të shqetësoheni për cilësinë dhe sasinë e qumështit, teknikat e të ushqyerit, etj.




0 1

Gratë e moshuara në familjen tuaj do t’ju jepnin informacione të mjaftueshme për qetësimin e gjirit, nëse keni qumësht të tepërt, apo do t’ju këshillojnë që të konsumoni perime të ndryshme dhe fruta të thata për rritjen e prodhimit të qumështit.

Ekziston një besim popullor se lakra e ftohtë bën mrekulli për dhimbjen e gjoksit.  Epo, nuk është një mit! Disa nëna kanë përjetuar lehtësim nga gjethet e lakrës të cilat kanë rezultuar mjaft efektive si në aspektin e prodhimit të qumështit ashtu edhe gjatë ndërprerjes së gjirit.

Krahasuar me ilaçin popullor të përdorimit të paketave të akullit, nënat mendojnë se lakra është më qetësuese.

Përdorimi i gjetheve të lakrës për prodhimin e laktacionit dhe ndërprerjen e qumështit

Në rast se ka një fryrje të madhe të gjoksit për shkak të qumështit. pas ditës së tretë ose të katërt të lindjes, mund të provoni një teknikë në mënyrë që fëmija juaj të fillojë të pijë mirë. Shpesh fryrja e gjirit zvogëlohet vetë brenda një ose dy ditësh. Por në rast se nuk ndodh, mund të provoni të përdorni gjethe lakre nga frigoriferi duke i prerë ato dhe duke i vendosur në gji për rreth njëzet minuta dy herë në ditë. Sapo fryrja të zvogëlohet, ju mund të ndërprisni përdorimin e lakrës. Në rast se fëmija juaj nuk pi siç duhet, do të ketë një tepricë të prodhimit të qumështit në gjinj. Kjo, nga ana tjetër, do të sjellë dhimbje. Nëse dhimbja është e fortë, sugjerohet që të përdorni gjethe lakre pa u vonuar. Ënjtjet për shkak të bllokimit të qumështit shpesh shqetësojnë nënën për faktin se foshnja nuk po pi mjaftueshëm qumësht gjiri.

Por, nuk ka absolutisht asnjë nevojë për panik pasi foshnja mund të ushqehet me qumësht nga gjiri duke përdorur një thithkë ose lugë ose mund të kërkoni edhe këshilla për laktacion.

Nëse nëna dëshiron të ndërpresë gjirin për fëmijën e saj, prodhimi i qumështit mund të zvogëlohet duke përdorur gjethe të lakrës jeshile.

Ja se si:

  • Vendosni një pako me akull në secilin gji.
  • Mos e shtrydhni qumështin ose mos e shtrydhni thithën.
  • Mos lejoni që uji i nxehtë të rrjedhë mbi gjinjtë, ndërsa bëni dush.

Si t’i përdorni gjethet e lakrës në gji?

Sipas studimeve hulumtuese të bëra, gjethet e lakrës ndihmojnë në lehtësimin e fryrjes së gjirit. Më poshtë janë hapat që duhet të ndiqen gjatë përdorimit të gjetheve të lakrës:

Përdorni gjethe lakër jeshile.

Lani dhe thajini gjethet pasi t’ju keni hequr damarët e trashë.

Ftohini gjethet.

Vendosini gjethet brenda reçipetave tuaja në mënyrë të tillë që të mbulonigjoksin, por jo thithat.

Hiqni gjethet e lakrës pas 20 minutash.

Sugjerohet përdorimi i këtyre gjetheve 2-4 herë në ditë.

Duhet të ndalohet përdorimi i gjetheve të lakrës sapo engjerja ose dhimbja të zvogëlohet pasi gjethet gjithashtu mund të zvogëlojnë prodhimin e qumështit të gjirit.

Lexo edhe: Si të parandaloni dhimbjen e thithave kur jeni nënë gjidhënëse?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X