Gjesti i mësueses ditën e parë të shkollës/ FOTO

0 0

Një mësuese në Oklahoma Karen Wunderlich Loewe, është bërë virale këtë javë pasi postoi një aktivitet në lidhje me rikthimin në shkollë pas pushimeve, që u bë dita e saj më emocionuese në karrierën mbi 20- vjeçare.

“Kam provuar një aktivitet të ri të quajtur “Aktiviteti i çantave”. Unë i pyeta fëmijët se çfarë do të thotë të mbash çanta dhe ata më së shumti thanë se ishte gjëja më e dëmshme që mbajnë në shpatullat e tyre”,- shpjegon mësuesja në postimin e saj.

Më pas ajo i kërkoi secilit fëmijë të shkruante gjërat që e shqetësonin në jetën e tyre, familjare dhe shoqërore, t’i palosnin letrat e tyre dhe t’i hidhnin nëpër klasë. Letrat e mbledhura tani janë varur në një çantë në derën e klasës, por përpara se letrat të futeshin në çantë fëmijët i morën një nga një dhe i lexuan para klasës.

Mësuesja tregon se shqetësimet e tyre përfshinin gjëra si: vetëvrasja, prindërit në burg, humbja e prindërve, humbja e kafshëve shtëpiake, frika nga vdekja, kanceri etj.

Mësuesja e vari qesen me letra në derë, për t’u kujtuar nxënësve se të gjtihë kanë probleme që ju rëndojnë si çanta me libra në shpinë.

Dhe kjo është një kujtesë shumë e mirë edhe për të rriturit për të qenë më të kujdesshëm me njëri-tjetrin.

Lexo edhe: Dita e parë e shkollës, ja çfarë duhet të bëjnë nënat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X