7 gjerat qe bebi ndien ndersa eshte ne barkun e nenes

0 1

Mendoni se fëmija nuk ndien asgjë ndërsa është në barkun e nënës? Gaboheni! Ja cilat janë 7 gjërat që fëmija ndien ndërsa është në trupin tuaj:
1. Ata ndiejnë prekjen e nënës
Ju pëlqen të prekni barkun tuaj? Bëjeni dhe shikoni se si fëmija juaj do t’ju përgjigjet. Sipas një studimi të bërë është vënë re se fëmija i përgjigjet këtij stimuli në mënyrë direkte. Sa më e madhe të jetë mosha e shtatëzanisë aq më e fortë do të jetë goditja e shtatëzanisë.
2. Ata mund të dëgjojnë muzikë
Po është e vërtetë! Fëmijët mundtë fillojnë të dëgjojnë muzikën si edhe të njohin zërat duke filluar nga java e 18-të e shtatëzanisë, kjo pasi zhvillimi i tyre tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Një studim i bërë tek disa gra shtatëzana në muajin e 9-të ka vërtetuar se fëmijët pas lindjes e njohin muzikën që kanë dëgjuar në barkun e nënës.
3. Fëmijët nuk e pëlqejnë tymin e duhanit
Ata e dinë se duhani nuk është i mirë për shëndetin e të dyve dhe për këtë arsye ai reagon në një mënyrë të keqe ndaj tymit që futet brenda trupit të nënës. Sipas disa ekografive 4-D të bëra ndaj nënave duhanpirëse përkatësisht në javën 24, 28, 32 dhe 36 të shtatëzanisë, është re se fëmija ka filluar të lëvizë gojën si edhe të prekë trupin e tij në mënyrë më shumë më të shpejtë dhe me frekuencë më të lartë karahasuar me atë të fëmijëve, nëna e të cilëve nuk ka qënë duhanpirëse.
4. Fetusi reagon ndaj dritës
Sytë e fëmijës fillojnë të bëhen të ndjeshëm rreth javës së 15-të të shtatëzanisë. Edhe pse ata do të jenë ende të mbyllur në këtë javë ata do të jenë në gjendje të perceptojnë dritën që vjen nga jashtë uterusit.
5. Fëmija mund të dallojë shijet
Studime të ndryshme kanë provuar se fëmija brenda barkut të nënës është në gjendje të shijojë shijet e ushqimeve që konsumon nëna. Kjo shqisë zhvillohet rreth javës së 9-të të shtatëzanisë. Është bërë një studim midis nënave të cilat gjatë shtatëzanisë kanë pirë lëng karrote si edhe midis atyre që nuk e kanë pirë. Pasi ato kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre i cili ka qënë duke u ushqyer me gji, e kanë konsumuar sërish këtë lëng. Në momentin që fëmija ka filluar të hajë ushqime të ngurta është vënë re se ai e ka pasur më të thjeshtë të pranojë purenë dhe lëngun e karrotës duke treguar gjithashtu edhe shenja entuziazmi më të mëdha krahasuar me atë të fëmijëve nënat e të cilave nuk e kanë konsumuar atë. Që fëmija të mësohet të pëlqejë ushqimet e shëndetshme nuk duhet të konsumoni fast-food, kjo pasi ai mund të preferojë më tepër shijen e tyre.
6. Një gotë me ujë të ftohtë mund ta bëjë atë të dridhet
Nëse në ndonjë moment jeni të shqetësuara pasi nuk i keni ndier lëvizjet e fëmijës tuaj, mund ta stimuloni atë duke pirë një gotë me ujë të ftohtë akull. Është provuar se uji i ftohtë e bën fëmijën të dridhet.
7. Fëmijën mund ta zërë lemza
Lemza mund ta zërë fëmijën duke filluar që në trimestrin e parë, por ajo do të bëhet më e shpeshtë gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë. Ju mund ta perceptoni atë në fomrën e spazmave të vogla, të cilat janë të ndryshme nga lëvizjet e fëmijës të cilat i ngjajnë lëvizjeve të fluturave.

Lexoni dhe: Gjate shtatzanise… bebi juaj e ndien dashurine qe i jepni


  1. 7 gjerat qe bebi ndien ndersa eshte ne barkun e nenes – Pergrate

    […] 7 gjerat qe bebi ndien ndersa eshte ne barkun e nenes […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse Nifty plus? Çfarë bën...

Testi Nifty plus është test i sigurt prenatal, joinvaziv. Saktësia është më e lartë se 99% për zbulimin e tri trisomive më të shpeshta- Sindroma Down, Edwards dhe Patau. Edhe...

Cilat janë grupet e grave...

Bazuar në rëndësinë e marrjes së vendimeve të duhura në kohën e duhur por nga ana tjetër për të mundësuar një gjendje psikologjike dhe emocionale sa më të qetë, në...

Si të kuptoni se është...

Oraret dhe kohëzgjatja janë gjithçka kur bëhet fjalë për lindjen, por a e dini se si të gjurmoni saktësisht kontraktimet? Ja se si të monitoroni hapësirat kohore mes tyre dhe...

Rëndësia e përzgjedhjes së gjinekologut...

Shtatzënia mesatarisht zgjat përafërsisht 40 javë, dhe gjatë kësaj kohe nevojitet besim dhe siguri për shëndetin tuaj dhe të foshnjës - që të jetë në duart e duhura. Vlen të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X