Rritja e fëmijës është një detyrë shumë e vështirë dhe e rëndësishme që figura e prindit mbart në vetvete dhe për këtë arsye ata duhet të jetë të ndërgjegjshëm për vendin që zë në këtë zhvillim një fjalë e tyre apo edhe një veprim i caktuar. Keni nevojë për udhëzime?
Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni!
- Thirreni fëmijën në emër;
- Uluni në lartësinë e fëmijës, që të jeni përballë tij dhe shikojeni në sy kur i flisni;
- Mos përdorni fjalën “gabim” ose “keq” për veprimet që bën fëmija. Nëse duhet ta qortoni, mos thoni ”ti nuk je i mirë”, por “kjo që bëre nuk ishte gjë e mirë”;
- Mos lejoni që fëmija të qëndrojë i vetmuar. Përpiquni ta përfshini në lojë;
- Nëse s’dëshiron të luajë, bisedoni me fëmijën. Mos bëni pyetje duke përdorur “pse”-në. Ndoshta fëmija kërkon vetëm më shumë vëmendje nga ju;
- Kur fëmija ju drejtohet me pyetje apo për t’ju thënë diçka, ndaloni pranë tij dhe kthejini përgjigje. Në të kundërt, fëmija mund të ndihet i padëshiruar;
- Respektoni fëmijën dhe bëni të ndihet i barabartë me të tjerët;
- Dëgjoni zërin e fëmijës. Vëruni veshin fjalëve që thotë;
- Ndëshkimet nuk ndihmojnë në zhvillimin e drejtë të fëmijës. Ato çojnë në një vlerësim të ulët dhe negativ ndaj të tjerëve. Rrahjet dhe ndëshkimi i bëjnë shumë keq fëmijës suaj;
- Vlerësoni përpjekjet e fëmijës;
- Mos e frikësoni fëmijën për veprimet që bën, duke i thënë: “do të vijë teta të bëjë gjilpërën” ose “do të vijë gogoli” etj;
- Mos ndërhyni në grindjet ndërmjet fëmijëve, perveçse kur fillojnë të godasin;
- Gjeni një mënyrë që t’i tregoni fëmijës suaj se jeni duke e dëgjuar, për shembull: “po, e shikoj” etj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu