Gjashtë javë pas lindjes, personazhi i njohur i “lutet” bashkëshortes për seks

0 0

Procesi i lindjes është jashtëzakonisht i mundimshëm për trupin e një gruaje, por ndonjëherë njerëzit e harrojnë këtë.

Tanner Tolbert një personazh i njohur televiziv vëzhgoi gruan e tij duke lindur në shtëpi fëmijën e dytë, por mbase ai ka nevojë për një rikujtesë sesa e vështirë është lindja.

Ai tregon se pavarësisht që e pa, nuk e kupton dot ekzaktësisht se çfarë ka përjetuar trupi i së shoqes. Ai thotë se dëshiron të kryejnë marrëdhënie seksuale, por nuk do ta “lypë” diçka të tillë që partnerja të mos ndihet nën presion pasi ai nuk është egoist.

Ekspertët shprehen se ky problem shkon përtej çiftit të njohur, pasi tek gratë është krijuar një perceptim i gabuar se nevojat e tyre nuk duhet të jenë prioritet. Shoqëria i ka bërë të besojnë se nëse ndihen nën presion, ato duhet “t’i binden” partnerit, pa dëgjuar se për çfarë ka nevojë trupi i tyre.

Në fillim të këtij viti është kryer një sondazh me 6.457 të anketuar në lidhje me jetën e tyre seksuale pas lindjes dhe rezultoi se për 40% të nënave të reja duhen midis gjashtë muaj dhe një vit për të dëshiruar të bëjnë përsëri seks.

Vetëm 11% e nënave thanë se ishin të interesuara të bënin seks para gjashtë javëve pas lindjes.

Kështu që nëse Jade nuk është e gatshme, ajo nuk është e gatshme dhe nuk është aspak vetëm. Por për fat të keq, Taner nuk është i vetmi djalë që nuk e vlerëson plotësisht atë që kalon trupi i një gruaje kur lind.

Sipas ekspertëve, rinisja e një jete seksuale pas lindjes së një fëmije mund të jetë fuqizuese, por nuk do të jetë fuqizuese ose argëtuese nëse një grua po ndihet presion për ta bërë atë.

Prandaj nëna, merrni kohën tuaj. Ju sapo keni lindur një fëmijë.

Lexo edhe: Seksi pas lindjes së fëmijës, kur dhe si ta bësh atë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X