Gjashtë arsyet përse nuk rekomandohet ta pastroni fëmijën ndërkohë që e ushqeni

0 0

Malina është një dietologe e specializuar në ushqimin  enënave, foshnajve dhe fëmijëve dhe njëherëzai nënë e tre fëmijëve.

Herë pas here ajo ndan këshilla me nënat e reja dhe së fundmi tregon një nga shqetësimet që i shprehin më shpesh, që ka të bëjë me faktin se fëmijët bëjnë rezistencë ndaj karriges së ushqimiot dhe nuk kanë aspak interes gjatë këtij procesi.

“Ndërsa mund të ketë disa arsye pse mund të jetë kështu, ndonjëherë mund të ndodhë për shkak të pastrimit të tepërt gjatë vakteve – një nga gabimet kryesore të ushqyerjes që prindërit dhe kujdestarët bëjnë pa e kuptuar”, – shpjegon Malina.

Mos më keqkuptoni e di shumë mirë sa i rrëmujshëm bëhet ky proces i të ushqyerit, zakonisht i udhëhequr nga fëmijët. Por fytyra është një zonë e ndjeshme, personale, dhe fshirja e saj shpesh me peceta të ftohta, të lagura ose peshqirë mund të jetë një përvojë shqisore mjaft negative. E njëjta gjë vlen edhe për kruarjen e fytyrës në anët e buzëve me lugë. Ajo që ne nuk duam është që fëmija të fillojë t’i lidhë këto përvoja negative shqisore me ushqimin dhe kohën e ngrënies.

Arsyet pse pastrimi i shpeshtë gjatë ngrënies nuk rekomandohet shumë gjatë fillimit të ushqimeve të ngurta:

  1. Mund të çojë në tepricë të ushqimit dhe lidhje negative me të ushqyerit.
  2. Pengon procesin e eksplorimit dhe shijimit të ushqimit të foshnjës.
  3. Bërja e rrëmujës është pjesë e mënyrës se si ata mësojnë të hanë.
  4. Mënyra e të ushqyerit (veçanërisht të ushqyerit e hershëm) është po aq e rëndësishme sa çfarë po i jepni për të ngrënë.
  5. Pecetat e ftohta dhe leckat e larjes mund të jenë të pakëndshme.
  6. Kruarja e fytyrës me lugë mund të jetë e pakëndshme.

Ja çfarë mund të ndihmojë:

✔Prisni deri në fund të vaktit për të pastruar fëmijën.

✔Bëjeni aktivitetin e pastrimit larg karriges së lartë dhe mbi lavaman, vaskë ose një zonë tjetër neutrale, në mënyrë që fëmija të mos e lidhë pastrimin me të ushqyerit dhe karrigen.

✔Përdorni lecka të ngrohta, të lagura dhe të buta për të pastruar fëmijën ose futeni fëmijën direkt në vaskë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X