Gigi Hadid letër të hapur mediave e fansave për të bijën

0 0

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë përpara disa muajsh dhe që kur vajza e tyre ka ardhur në jetë, janë treguar shumë të rezervuar me të.

Megjithatë, duke qenë pjesë e botës së showbizit, ka shumë media e paparacë që e kanë shkelur këtë rregull, gjithnjë në përpjekje për të zbuluar më shumë rreth tyre.

Për këtë arsye Gigi i është drejtuar me një letër të hapur mediave dhe faqeve të fansave të saj, duke u kërkuar që të mos publikojnë foto të vajzës së tyre. Gjithashtu ajo ka kërkuar që nëse Khai fotografohet nga paparacët, të paktën t’i mbulojnë fytyrën, sepse nuk dëshiron që vogëlushja të bëhet personazh publik pa dëshirën e saj.

Letra e plotë

Për paparacin, mediat dhe faqet e fansave

Ndërkohë që vogëlushja jonë rritet kemi kuptuar se nuk mund ta mbrojmë nga çdo gjë ashtu siç ne do të donim kur ishte më e vogël. Asaj i pëlqen ta shikojë botën! Dhe pavarësisht se merr shumë prej saj afër fermës, ajo ka nisur të shikojë edhe vende të tjera, një bekim i vërtetë. Në vizitat tona të fundit në New York, ajo e do mbrojtësen e saj nga dielli të ngritur lart (diçka me të cilën ajo është mësuar në shtëpi) dhe e ngre vetë lart! Ajo nuk e kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë dua ta mbroj. Dua gjithashtu që të shikoj qytetin më të mrekullueshëm në botë, njerëzit e bukur dhe të ndryshëm që ecin rrugëve të New York-ut.

Kjo është ajo që vjen me stresin e cirkut mediatik me prindërit që janë figura publike. E di që ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet dhe kam parë fotot e paparacit ë fëmijëve në New York me fytyrat e mbuluara, por me sa kam pyetur, besoj se kjo vjen për shkak të integritetit të fotografit, medias apo fansave që shpërndajnë fotot. E shkruaj gjithë këtë për t’i thënë paparacit, medieve dhe faqeve shumë të dashura të fansave, ju e dini se qëllimisht ne nuk kemi publikuar kurrë foto të fytyrës së vajzës sonë në rrjete sociale. Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si ta ndajë veten me botën kur të rritet dhe që ajo të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur. Për ne do të thotë gjithë bota, teksa marrim vajzën për të parë dhe eksploruar New York-un dhe botën. Nëse mundeni ju lutem, ju lutem, ju lutem mbulojeni fytyrën e saj në foto, kur kapet në kamera. E di që është një punë ekstra, por si një nënë e re, dua vetëm më të mirën për vogëlushen time, ashtu siç duan të gjithë prindërit dhe shpresoj që kjo mund të ndihmoj debatin për mbrojtjen e të miturve në media, edhe nëse vijnë nga një familje publike. Dua t’ju them faleminderit të gjithë atyre paparaci që kanë qenë shumë të respektueshëm kur ju kam kërkuar të ruajnë distancën teksa ecja me karrocën gjatë udhëtimit tim të parë me Khai-n në New York.

Ju shikoj dhe ju falenderoj. Për një fëmijë, mund ta imagjinoj se fotot nga paparaci mund të jenë shumë të lodhshme dhe çorientuese dhe këtë mund ta kuptoj dhe unë si një e rritur që duhet të përballem shpesh me këtë gjë. E vlerësoj që morët kohën për të lexuar këtë shkrim dhe shpresoj se mund ta kuptoni nga vjen ky reagim. Me dashuri, G.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X